Lajme te fresketa:

Dritan Prifti-Biografia

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook


Lindi ne nje familje socialiste me prirje integruese dhe pikerisht per kete arsye shume kohe me vone ai u pershi ne levizjen socialiste per integrim…
Para lindjes se tij vendi ishte perfshire nga nje erresire e madhe dhe sapo Dritani erdhi ne jete u be nje drite e madhe dhe prandaj atij ju dha emri Dritan…Qe i vogel Dritani i kishte pasion parate kesh, prandaj me vone atij ju dha edhe pozicioni i drejtorit ne KESH. Per aq kohe sa kaloje ne KESH Shqiperia u mbulua e gjitha me drita dhe para kesh.

Pavarsisht mbiemrit te tij “Prifti” Dritani nuk e pati problem te bashkohej me bektashiun Meta dhe te beheshin shoke te nje skuadre. Fillimisht Dritani e ndihmonte Ilirin ne sportin e peshengritjes, por meqe ishte shendetlig ai mbante vetem pudren e duarve, ndersa Meta ngrinte peshat e renda.

Dritani gjithmone mbetej i shtangur nga shtanga dhe kjo u reflektua ne karakterin e tij te mevonshem. Iliri duke pare natyren shtangese te Dritanit, mundohej te mos e aktivizonte shpesh neper takime te rendesishme, por Dritani nuk pranonte te qendronte ne stol dhe shpesh futej dhe u prishte lojen shokeve te tij E njejta gje ndodhi ne zgjedhjet e 2009, kur i inatosur nga fakti qe skuadra e tij nuk kishte arritur nje rezultat te kenaqshem, deklaroj se ishte i gatshem ti bashkohej skuadres kundershtare.

Meqenese nuk e linte dot Dritanin vetem ashtu sikur dikur Shabani nuk e linte dot Beson ne prapavijat e armikut, Ilir Meta vendosi ta bashkonte te gjithe skuadren e tij me kundershtarin…Nga ky bashkim Dritani perfitoj ate qe kishte enderruar gjithmone ministrine e KESH dhe parave kesh…

Share


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Comments  

 
0 #1 Kico Anagnosti 2009-12-07 00:47
ky te shaka nga robt ti shkosh me kart krediti
 

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results