Lajme te fresketa:

Këshilli i Ministrave.org shfuqizon moratoriumin e skafeve. Zyrtarët e lartë do të udhëtojnë me kosto të ulëta

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në kuadrin e uljes në maksimum të shpenzimeve nga administrata qeveritare, kryeministri Berisha ka urdhëruar që të merren masa urgjente për të hequr dietat dhe të limitohen më maksimum kostot e udhëtimeve për qeveritarët.

Kryeministri Berisha theksoi se po harxhoheshin miliona euro vetëm me transporte lluksoze dhe se në Këshillin e Ministrave.org nuk po merrte vesh i pari të tretin.

Nga njëra anë ministrat po fitojnë miliona dhe nga ana tjetër qeveria harxhon miliona me dieta që i përfitojnë njerëz që nuk mbajnë asnjë dietë. Kjo asht e papranueshme, deklaroi kryeministri Berisha

“Shqiptarët kanë carë rrugn e Europs në këmb ndërsa jue ju asht msue menderja vetëm nëpër chartera dolce gabbano” ju drejtua shefi i madh, cunave të qeverisë.

“A e dini jue se un as ashensorin nuk e përdor kur shkoj në shtëpi, sepse dua të ngjis shkallët sikur edhe cdo shqiptar i ndershëm” ju tha Berisha ministrave.

Nga kjo ditë, asnjë zyrtar nuk do të udhëtojë me avion por do të përdoren mjetet tradicionale popullore, si skafet, gomonet,etj.

Duke parë që disa ministra dhe zyrtarë janë trashur si gomone, Këshilli i Ministrave.org po shqyrton mundësinë që këta personalitete të mësojnë not.

Përfundimisht me vendim unanim, Këshilli i Ministrave.org shfuqizon moratoriumin e skafeve dhe mjeteve të ujore, pasi skafet e sekuestruara nga qeveria do të hidhen sërish në det të hapur.

Me këto skafe do të realizohen të gjitha udhëtimet e ministrave, deputetëve drejt shteteve europiane. Përjashtim nga ky rregull do të bëjë vetëm kryeministri Sali Berisha i cili duhet të udhëtojë me të njëjtën shpejtësi që ecin reformat dhe kryetarja e parlamentit Jozi.

Kryetarja Topalli nuk mund të udhëtojë me skaf pasi ajo preferon zonën e Lindjes dhe të Gjirit, ku ka vetëm shkretëtira me rërë të thatë pa ujë fare.

Vendimin për shfuqizimin e moratoriumit e skafeve e ka pritur me gëzim edhe Ministri i përJashtëm Ilir Meta i cili u shpreh se me këtë rast u realizua edhe një premtim elektoral i LSI.

Kreu i LSI Ilir Meta u shpreh se ishte mjaft i lumtur që ja arriti më në fund ditës kur u realizua endrra shekullore siameze sic është heqja e moratoriumit te skafeve.

Këshilli i Ministrave.org njofton se ky vendim hyn në fuqi 15 para se të botohet në fletoren zyrtare.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results