Lajme te fresketa:

Këshilli i Ministrave.org u përgjigjet “5 Pyetjeve nga Balla”

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Deputeti socialist Taulant Balla në një deklaratë për shtyp i drejtoi 5 pyetje direkte  kryeministrit Sali Berisha. Pyetjet kishin të bënin me gjullurdinë dhe shamatën e  opozitës lidhur me deklarimin e pasurisë së ministrit Dritan Prifti, rezultoi se kishte fituar 1.8 milionë euro të qelbta.

Këshilli i Ministrave.org i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Balla” i jep shpjegim të plotë dhe të detajuar 5 pyetjeve drejtuar kryeministrit. Në fakt shefi i qeverisë e ka zakon tu përgjigjet pyetjeve me celular, sms ose me mesazhe nga kompjuteri iSAL për të kursyer letrën, por meqënëse e kërkon opozita, po ju përgjigjemi me shkrim.

Le ti marrim pyetjet me rradhë

1. Sali Berisha a mund ti shpjegosh shqiptarëve se si e ka shtuar pasurinë me 1.8 milionë euro në një vit ministri yt i Ekonomisë?

Përgjigja 1

Qeverisja legjendare e Këshillit të Ministrave.org dhe nën udhëheqjen e mësuesit të lavdishëm duarpastër, kryeministrit Sali Berisha, vendi ynë tërësisht europian është kthyer në një shtet ku “ai që punon, nuk del pa gjë”. Shqiptarët janë bërë miliardera saqë edhe pensionistët po bredhin me Ferrari dhe Hummer, ndërsa ju përtacat e opozitës habiteni se si një ministër fiton 1.8 milionë euro në vit. Kjo është dëshmia e qartë e mirëqënjes ekonomike që pas popullit, i erdhi radha të pasurohen edhe ministrat. Ndoshta pas tyre mund ta ketë rradhën kryeministri, ku i dihet.

2. Sali Berisha a mund ti shpjegosh shqiptarëve, a e ka paguar Dritan Prifti tatimin prej të paktën 180 mijë euro për fitimin e deklaruar prej 1.8 milionë euro?

Përgjigja 2

Sigurisht që është paguar tatimi mbi fitimin e ministrit tonë. Madje po ju sqarojmë se shuma e saktë e pasurisë ishte 2 milionë euro, dhe ministri Prifti ka paguar jo 180 mijë sa kërkon opozita por 200 mijë euro. Pra shifra 1.8 milionë euro që trumbetohet nëpër media, është vlera e mbetur pasi u pagua tatimi mbi fitimin plot 200 mijë euro të thata që ndodhen në buxhetin e kryeministrit, na falni të shtetit.

3. Sali Berisha a mund ti tregosh shqiptarëve se si ka  mundësi që fabrika që s’prodhoi asnjë tullë, jo vetëm që i siguroi Dritan Priftit 1.8 milionë euro fitim, por siç po del çdo ditë në dritë, Ministri yt i Ekonomisë paska shlyer edhe 1.7 milionë euro kredi.

Përgjigja 3

Këtu kemi të bëjmë me një gabim konceptual të opozitës e cila pret që fabrika e tullave të prodhojë tulla. Deputetët e PS të mos kapen pas fjalve por të shohin thelbin. Vërtet që qeveria thotë shumë gjëra që do liberalizojmë viza, punësojmë popullin, ulim taksat etj, etj, etj. Disa objekte si lapidaret, statujat dhe fabrikat kanë vlera monumentale dekorative dhe jo funksionale. Sikur fabrika të prodhonte tulla, atëherë dotë ndotë ambjentin.


4. Sali Berisha a mund ti tregosh shqiptarëve se si i pagoi këstet e kredisë apo kush i pagoi këto këste kredie në emër të Ministrit tënd të Ekonomisë?

Përgjigje 4

Pyetja se si i pagoi këstet është absurde. Sigurisht që ato janë paguar tek sporteli i ndonjë banke. Por ministri Dritan Prifti është cun sedërli dhe i vinte zot që edhe ministër edhe kishte këste bankare për të paguar. Prandaj këtë peshë të rëndë e mori përsipër një dashamirës. Emrin nuk e themi pasi edhe atij i vjen zor të bëhet person publik si këngëtare silikoni.

5. Sali Berisha të kërkojmë sot ti japësh përgjigje shqiptarëve, a je ti ortak në fitimet e Dritan Priftit, dhe çfarë nënkupton heshtja jote e tejzgjatur mbi këtë skandal?

Përgjigje 5

Unë, kryetari suprem i Këshillit të Ministrave.org deklaroj se nuk jam ortak në asnjë fitim ministrash. Është turp të mendosh që shefi i qeverisë më të sukseshme të kohërave të bëjë pis duart për ca milionë euro. Po të flasim para vitit 2005, ndoshta. Por ti thuash kryeministrit Berisha, a je ortak me ndonjë ministër do të thotë të mos kesh kuptuar individualitetin e tij, që kudo do të jetë i pari dhe i vetmi ortak.

Sa për heshtjen e tejzgjatur, sqarojmë se heshtja nuk është ves i kryeministrit, përvec ndonjë rasti kur është i detyruar. Në përgjithësi, kryeministri flet, bërtet, gërthet, piskat, shan, ofendon, akuzon por që të heshtë, në asnji mnyr, nuk është në natyrën e tij të vrullshme djaloshare.

Këshilli i Ministrave.org ju rekomandon që para se të hidhni dyshime të lexoni biografine e ministrit Dritan Prifti.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results