Lajme te fresketa:

Kryeministri Berisha urdhëron deputetët që gjatë pushimeve të jenë në gatishmëri nr.1. Parlamenti mund të mblidhet gjatë muajit Gusht. Nis nga puna ndërtimi i pishinës para Kuvendit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Edhe pas kritikave të Këshillit të Ministrave.org, presidenti Bamir Topi nuk do të emërojë kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me këtë mosbindje të Topit ndaj kryeministrit Berisha, ky i fundit me anët të një sms grupi ka urdhëruar deputetët të cilët u mprehën për pushime të qeta, që të rrinë në gatishmëri nr.1 pasi parlamenti mund të mblidhet në cdo moment edhe gjatë muajit Gusht.

Gatishmëri nr.1 sipas rregullores së Kuvendit firmosur nga kryekuvendarja Topalli, do të thotë që telefonat celularë të jenë gjithmonë ndezur. Në cdo moment deputetët e mazhorancës duhet të jenë të veshur dhe larja në det apo pishina të bëhet me rroba.

Sepse në rast se shpallet alarmi ata duhet të jenë gati për tu hipur makinave.

Pushimet e deputetëve mund të bëhen pa kufizim në bregdet apo liqene por jo më larg se 10 km larg godinës së Kuvendit.

Në cdo kohë në bagazhin e makinës cdo deputet duhet të ketë kanatjere dhe mbathje të pastra dhe një kostum të hekurosur. Gjithashtu rekomandohet të rezervohen 3 vakte bukë pasi nuk i dihet sa zgjat seanca.

Menjëherë pas dhënjes së alarmit ose kushtrimit, deputetët e maxhorancës duhet të paraqiten në llogore, më falni, në vendet e tyre në parlament me armë në dorë, dmth me karton.

Pas kërkesave të ligjshme nga grupi parlamentar i PD dhe LSI që nuk është e drejtë të sakrifikohen pushimet e plazhit për një copë kryetar gjykate, me udhëzim të kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave.org ka nisur nga puna për ndërtimin e një  pishine para godinës së Kuvendit, e cila do të jetë e pajisur me të gjitha kushtet luksoze të kohës.

Pishina Blu do të jetë arritja më e madhe e qeverisë dhe njëkohësisht prioritet i saj.

Uji i rrjedhshëm nuk do të mungojë asnjëherë. Pishina do të jetë prej xhami për të plotësuar kushtet e BE për transparencë. Në një cep të pishinës do ketë bar dhe restorant.

Gjithashtu për komoditetin e deputetëve, Këshilli i Ministrave.org ka instaluar edhe internetin wireless.

Për të shmangur ndonjë tragjedi që largqoftë të mbytet ndonjë deputet, pishina do të survejohet nga skuadra e vezhgimit Ciliwatch e drejtuar nga Ciljeta.


Për rezervime të shezllongeve pranë pishinës mund të prenotoni duke kontaktuar me email në info@keshilliministrave.org

KUJDES : Shezllongu ngjyrë blu në krah të djathtë të pishinës, të mos e zërë askush sepse është i rezervuar për kryeministrin Berisha në rast se ai vendos ti bashkohet deputetëve.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results