Lajme te fresketa:

Streset që i shkakton Edvin Rama e detyrojnë kryeministrin Berisha të shkojë për një fundjavë terapie në Prizren

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Prej shumë vitesh Edvin Rama dhe opozita e tij me akuza të pabaza ndaj prof.dr.rroftë Sali Berishës po nxijnë imazhin Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.

Kreu i PS nuk njeh asnjë nga sukseset historike siameze të kryeministrit Berisha i cili gati po sëmuret nga stresi që po i shkaktohet nga puna e palodhur për vatanin dhe përballimi i krizës politike.

Kjo situatë e ka detyruar Doktorin të shkojë tek doktori i cili i ka këshilluar Doktorit të udhëtojë herë pas here, për të larguar mendjen nga Edvin Rama. Madje doktori i ka plotësuar një recetë ku i ka sugjeruar Doktorit që sa më shpejt të shkojë në një vend të freskët dhe pa mikrobe të kuqe.


Receta i është dorëzuar Këshillit të Ministrave.org i cili la në tryezë shefit të qeverisë për ta firmosur.

Kryeministri Berisha nuk ka pranuar të largohet nga zyra pasi ka shumë punë por Këshilli i Ministrave.org i ka kujtuar se sipas Kushtetutës , Neni 55 thotë se “Shëndeti i kryeministrit i përket popullit dhe mbrojtja e shëndetit të Kryeministrit është detyrë mbi detyrat”.

Më pas u desh që Ministri i përBrendshëm  bash Lulash Basha ti lutej kryeministrit se duhet të ishte në formë për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore. “Nëse ju o i madhi Berisha nuk do të jeni në fushatë, unë nuk marr as votat e shtabit tim elektoral” përfundoi lutjen Basha.

Berisha u bind dhe menjëherë urdhëroi gardistët të pregatisnin karvanin e udhëtimit drejt një qyteti ku ai është shpallur qytetar nderi. Para se makinat  e eskortës të niseshin për në qytetin e Kamzës, kryeministri Berisha u ka kujtuar me stil “cunave” se e kishte pasur fjalën për Prizrenin, i cili disa kohë më parë i dha titullin “Kryeministër Nderi”.

Popullsia e Prizrenit me ardhjen e Berishës u dyfishua sepse kryeministri vajti me gruan, vajzen, djalin, nipat, mbesat dhe nuk harroi superkompjuterin iSAL me vete.

Prizrenasve, Berisha u premtoi se do të shtronte më shumë rrugë dhe se do të ndërtonte tre hidrocentrale. Brenda shtatorit 2010 ky qytet kosovar do të kthehet në superfuqi energjitike. Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi levizjen e lirë të kosovarëve drejt Shqipërisë Europiane.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results