Lajme te fresketa:

Ofertë nga Këshilli i Ministrave.org: Vendi vakant pune si ministër

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në vorbullën e reformave të kërkuara nga BE, KE, PSE dhe SEPSE, qeveria e kryeministrit Berisha i ka vënë vetes detyrë ti plotësojë të gjitha kushtet për liberalizimin e shpejtë të vizave.

Ndër të tjera nga ana e kryeministrit Berisha përvec inagurimeve, udhëtimeve, notimeve, peshkimeve, lodrimeve shihet e nevojshme të realizohet edhe një freskim i posteve ministrore për të sjellë në qeveri gjak të ri por jo gjakpirësa sic shprehet opozita e mallkueme.

Për këtë, Këshilli i Ministrave.org shpall vakant postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, i cili deri në kohën e kafes së mëngjesit mbahej nga z.Dritan Prifti.

Downloadimi ose shkarkimi i Priftit nuk erdhi si pasojë e njollave në biografi apo nga akuzat e opozitës se ish-ministri Prifti ka përfituar miliona euro.


Por sipas Zyrës së Listave Emërore dhe Emërimeve të Këshillit të Ministrave.org në adresë të saj ka mbërritur një kërkesë e zv/kryeministrit Ilir Meta i cili e deklaron veten si pretendent për fronin, na falni për postin e METE sepse vetëm i përshtatej me emrin Meta.

Por gjithsesi nëse z.Meta kërkon postin e METE atëherë për hir të transparencës ai duhet të aplikojë si populli i thjeshtë.

Kjo nuk ka lidhje me shpifjet e ndyta të opozitës që nisën të llapin poshtë e lart sikur Ilir Meta paska thënë në  mbledhjen e kryesisë së LSI fjalën e urtë të popullit tonë mistrec “o METE për vete”.

Këshilli i Ministrave.org ju inkurajon të dërgoni cv tuaj në adresën e emailit kryeministri[at]keshilliministrave.org pasi vetë shefi i qeverisë kryeministri Sali Berisha do të merret me shqyrtimin e aplikimeve.

Këshilli i Ministrave.org njofton se personat që pretendojnë të emërohen si ministër i METE, të mos jenë pensionistë, veteranë ose invalidë pasi me shtesat e rrogave dhe pensione që ka bërë qeveria, nuk lejohen të punësohen milionerë.

Nxitoni : Kjo ofertë është për një periudhë të limituar kohe!!!


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results