Lajme te fresketa:

Peshëngritësit bojkot Kampionatit Botëror. Berisha: Nuk mund ti emëroj ministra të gjithë peshëngritësit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kombëtarja e Peshëngritjes Shqiptare ka kërcënuar Këshillin e Ministrave.org se do të  bojkotojë Kampionatin Botëror të Antalias që nis më 17 shtator. Vendimi është marrë dje nga vetë peshëngritësit për shkak se ata pretendojnë se prej 7 muajsh nuk marrin dietat e trajtimit ushqimor. Në një konferencë për shtyp peshengritësit e ekipit kombëtar bënë të ditur sot se nuk do të marrin pjesë në këtë botëror pa marrë atë që u takon.


Zyra e Përmbarim-Sqarimit pranë Këshillit të Ministrave.org në një konferencë për mediat mediokre ka bërë të ditur reagimin e kryeministrit Berisha lidhur me bojkotin e peshëngritësve.

Së pari, Qeveria ndihet e ofenduar të dëgjojë nga sportistët fjalën “bojkot” të cilën e përdor vetëm opozita. Sepse asnjë shqiptar e bir shqiptar që ka sado pak shpirt sportiv nuk mund të bojkotojë evenimentet ndërkombëtare.

Vetë kryeministri Berisha i cili lindi si doktor,  u rrit si politikan dhe po plaket si notar, nuk ka bojkotuar asnjë seancë parlamentare, përjashto periudhën kur ishte në opozitë. Por të shkuara e të harruara.

Bojkoti i peshëngritësve shqiptarë dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe pikërisht tani në prag të liberalizimit të vizave që priten të bëhen në janar të 2011.

Prandaj Këshilli i Ministrave.org i bën thirrje opozitës, më falni sportistëve të bojkotojnë nismën për bojkot.

Pretendimet e peshëngritësve se nuk kanë marrë dietat janë absurde. Vetë zv/kryeministri Ilir Meta në rrugëtimet që ka bërë nëpër botë shprehet se i ka marrë të gjitha dietat.

Qeveria ju kujton se z.Meta ka qenë peshëngritës atij dhe nuk i ka munguar trajtimi qeveritar nga Këshilli i Ministrave.org

Në mbështetje të kërkesave të peshëngritësve të kombëtares shqiptare, kryeministri Berisha sapo ka emëruar z.Meta në në postin e ministrit të METE.

“Peshëngritësit duhet ta kuptojnë se unë nuk mund ti bëj ministra të gjithë sportistët” mësohet se është shprehur kryeministri Sali rroftë Berisha.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results