Lajme te fresketa:

Raporti i OBSH: Shqipëria në vendin e dytë për vrasje. Këshilli i Ministrave.org premton se brenda vjeshtës të këtij viti, Shqipëria të kalojë nga vendi i dytë në të parin

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një raport mbi dhunën në Evropë dhe si sipas traditës së raporteve të ndërkombëtarëve, Shqipëria jo vetëm që është gjithmonë ndër vendet e para të listës, por kësaj herë ka zënë vendin e dytë.

Raporti i OBSH vinte në dukje se 40% e krimeve më të mëdha janë ato të kryera me thikë, pastaj ato me armë të nxehta.

Këshilli i Ministrave.org pasi studioi me vëmendje raportin dhe nxorri në pah anët pozitive të këtij dokumenti.

Fakti që 40% e krimeve realizohen me mjete të mprehta, thika, nuk tregon domosdoshmërisht kushte të vështira ekonomike.

Sic dihet populli shqiptar e mban thikën, hanxharin në brez, jo për ti hapur zorrët tjetrit për një llaf goje apo për ti vjedhur kuletën.

Pra thikat përdoren kryesisht për të prerë mish, sallam, djathë, bukë ose për të qëruar fruta- perime, bostan, pjepër, etj, etj. Dmth mirëqenja ekonomike është në nivelin më të lartë. Ndonjë vrasje me thikë, tek tuk, mund të jetë bërë për ndonjë femër ose lojë bilardo.

Ndoshta vrasjet me thika mund të jenë kryer nga të rinjtë të cilët kanë therur ndonjë pensionist ose veteran, thjesht nga zilia, kur kanë marrë vesh rritjen e pensionit nga ana e kryeministrit Berisha.

Por shpirti impulsiv i shqiptarit nuk duhet shikuar me sy të keq nga OBSH dhe të nxijnë imazhin e Shqipërisë Blu Europiane me ca raporte koti.

Gjithashtu thikat, gërshërët, pincat, darët apo brisqet i mbajnë edhe profesor-doktorët ngjyrë bojëqielli sepse ua do zanati për të shëruar vendin nga korrupsioni i djajve të kuq.

Këshilli i Ministrave.org përshëndet OBSH për këtë raport që mbërrin pikërisht në kohën e duhur, në prag të vendimit për liberalizimin e vizave, dhe premton se qeveira do të bëjë gjithcka që brenda vjeshtës të këtij viti, Shqipëria të kalojë nga vendi i dytë në të parin.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results