Lajme te fresketa:

Në New York u mblodh UNO-ja, fol Sali të lumtë goja

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kryeministri Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para asamblesë së OKB-së ku i ka bërë një pasqyrim gjëndjes aktuale të Shqipërisë të cilën Këshilli i Ministrave.org po e boton ekstrakluzivisht :

Zonja Kryetare e Parlamentit dhe deputetët të mazhorancës, mirdita!

Ju falenderoj jue që më dhatë mundësinë mue të flas para jush në këtë ditë historike për Amerikën, aleaten më të madhe të qeverisë time.

Që nga koha kur rrëzuam diktaturën e kuqe dhe hodhëm themelet e diktaturës blu kanë kaluar shumë vjet, dhe qeveria dmth Shqipëria ka progresue shumë.

Kemi punue ditë e natë, më shumë natën se sa ditën për ta kthye Shqipërinë në një kopësht të lulëzue të cilën kërkon me e rrënue Edvin Rama, armiku i kllasës qeveritare.

Shpartalluam me sukses fraksionet anti-parti të Bamirit, u treguam vendin e merituar të gjithë tradhëtarve dhe pranuam në gjirin tonë vetëm ata që u penduan dhe që po ja shpërblejnë qeverisë të mirën që u bëmë.

Falë qeverisë time, Shqipëria asht kthye në nji parajsë fiskale, në nji inkubator fantastik për të ngrohue vezët e kapitaleve ndërkombëtare. Prandaj ju ftoj jue, biznesmenët amerikanë dhe boshnjakë të Amerikës, të investoni në Shqipërinë time dhe të përfitoni nga kjo ofertë.

(Kjo ofertë nuk do të zgjasë shumë, pasi është për një periudhë të limituar kohore)

Në cdo shkollë kemi vendosur linjë interneti me shpejtësi 1 megasal, më falni 1 megabajat dhe fëmijët kanë mundësi të shohin në internet të gjitha arritjet e qeverisë time.

Me anë të internetit, nxënësit mund të vetshkollohen dhe të shtojnë ato dije që nuk jua mundësojnë gratë e militantëve, mësueset që kemi punësue për premtime fushate

Nxënësit mund të shohin edhe parashikimin e motit në internet, para se ta shohin atë live, nga tavanet e rrëzuara të klasave.

Nuk mund të le pa përmendur rritjen e mrekullueshme ekonomike popullore nëkëto vite begatie të qeverisjes time.

Ju rekomandoj të mos dëgjoni shpifjet e Edvin Ramës se kjo ishte cilësoi si rritje ekonomike vetëm për ministrat.

Une i kujtoj opozits se edhe ministrat kanë dalë nga populli, dhe nëse janë pasurue ata, asht pasurue edhe populli. Tek e fundit në mos rrjedhue, ka pikue.

Shqipëria asht bërë vendi i mundësive si Amerika, ku njeriu brenda pak kohe nga varfanjak bëhet pasanik.  Shumë shpejt Shqipëria do të ndricohet si Las Vegasi falë hidrocentraleve të cilat nuk ja kam besue armikut të kllasës por besnikeve të Partisë.

Ju ftoj të vizitoni qeverinë, dmth Shqipërinë dhe të shihni mrekullinë e Mesdheut.

Ju faleminderit

Tung

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results