Lajme te fresketa:

SHBA: Ultimatum për Gjykatën Administrative. Topalli: Ftoj upuzitën me votue që kreu i Xhykats me kenë Sali Rroftë Berisha

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Fjalimi i kryeministrit Sali Berisha mbi gjëndjen e mjerëkullushme të ekonomisë shqiptare në Asamblenë e OKB-së bëri jehonë në mbarë botën perëndimore duke tronditur nga themelet, hiprokizinë e shteteve që deri dje besonin se shqiptarët janë të varfër.

“Nën udhëheqjen e Partisë dhe shokut Sali, vendi juaj ka kaluar nga fitorja në fitorje” ishin komentet e lidereve botërorë në faqen e Këshillit të Ministrave.org në Facebook.


Por Departamenti Amerikan për Shqipërinë ka vënë re rritjen e jashtëzakonshme të bizneseve shqiptare dhe ka dhënë alarmin për të marrë masa para se Shqipëria të bëhet superfuqi ekonomike planetare.

Sipas të dhënave nga instituti i statistikave SALSTAT, të gjitha bizneset shqiptare si psh   këpucëtarët, rrobaqepësit, apo shitësat e preshit, bananeve dhe farave të lulediellit kanë dorëzuar kërkesa për tu klasifikuar si biznes i madh, madje në disa raste edhe korporata.

Për këtë arësye hAmerika i ka dhënë ultimatum Këshillit të Ministrave.org që të miratojë urgjentisht ligjin për Gjykatën Administrative, duke shpresuar që problemet e biznesit me demek ti zgjidhë kjo gjykatë.

KryeTarja e Kuvendit Jozefina Topalli pasi mori vesh se sistemi elektronik i votimit në parlament ka pësuar difekt, dmth teknikët nuk po ja gjejnë anën softwarit që të votohet disa herë i njëjti ligj, me një sms i ka dërguar të gjithë deputetëve ftesën për të miratuar ligjin mbi Gjykatën Administrative.

Republika e Salërisë

Kuvendi i Burrave

Zotnij e zotnesha deputete!

S’pari ju uroj t’jeni mir me shnet.

SHBA ka dërgue nji lutje me miratue lixhin e Xhykats Administrative.

Meçënëse kemi kohë boll, se angazhimet si parlament i kena kry, propozoj t’xhejmë kohë e me miratue kët lixh si e kërkon hAmerika.

Un vet propozoj si kryetar i ksaj Xhykate me ken Sali Rroftë Berisha, si ma i ndershmi ndër na. Burrat e parlamenti duhet me e pas aq kultur si me respektue dashirën e nji femne.

Xhej rasti t'ftoj edhe upuzitën qi ti bashkohet magjorancës në kët votim qi asht n'interesat e venit tonë.

Ne munemi me e votue edhe pa prezencën tuej por nuk duem qi ju t'bani figjurë të kece në elektorati tuej.

Ju faleminers

Jozefina Topalli


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results