Lajme te fresketa:

Berisha: Deputeti Sterkaj ka keqkuptuar liberalizimin e qeverisë time. Kam thënë lëvizje e lirë e shqiptarëve drejt Europës, dhe jo e deputetëve të mi drejt PS

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sot para dite deputeti Paulin Sterkaj me anë të një deklarate për mediat ka publikuar vendimin e tij për tu larguar nga grupi parlamentar i mazhorancës dhe për tu bashkuar me opozitën.

Kryetari i Këshillit të Ministrave.org, kryeministri Berisha ka dalë në një konferencë shtypi me qëllimin e sqarimit të popullatës lidhur me largimin e deputetit Sterkaj.

Berisha u shpreh se liberalizimi i vizave ka qenë objektiv i qeverisë demokratike që nga viti 1985..jo më fal dmth që nga viti 1991. Dhe ne jemi krenarë që vetëm për 20 vjet ne ja dolëm mbanë të realizonim ëndrrën akullore..dmth shekullore të lëvizjes së shqiptarëve drejt dyerve të Europës.

Sic e kam thënë unë qindra herë dhe kryetarja e kuvendit miliona herë, brenda këtij viti shqiptarët do të lëvizin pa viza.

Por me keq ardhje po vëmë re se jo vetëm nga populli por edhe mes tonë ka njerëz që kanë keqkuptuar këtë iniciative të qeverisë time.

Bashkimi Europian ende nuk ka shpallur vendimin për heqjen e vizave dhe deputeti Paulin Sterkaj vendosi që të lëvizë lirisht drejt grupeve parlamentare të Shengenit opozitar.

Unë e vlerësoj lirinë e të zgjedhurit dhe të drejtën e vetvendosjes por vetëm në rastet kur ato nuk cënojnë mazhorancën.

Si kryetar i Këshillit të Ministrave.org u bëj thirrje shqipëtarëve dhe sidomos deputetëve që ta mbajnë veten.

Kam thënë lëvizje e lirë e shqiptarëve drejt Europës, dhe jo e deputetëve të mi drejt PS, dhe këtë jua them me dorë në zemër (e kush e di më mirë se unë që kam qenë kardiolog se ku është zemra).

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results