Lajme te fresketa:

Sandri udhezon Ponin

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sandrit dje iu desh të kalonte disa orë me Ponin për ta bindur atë të dilte të kërkonte shkarkimin e Edi Ramës për qeset e plehrave që demonstruesit bashkiakë kishin marrë me vete dhe i kishin lënë para Kryeministrisë. Meqë Sandri kishte marrë përsipër gjithë detajet e mbulimit mediatik kundër mitingut të opozitës, iu desh të bindte Ponin të dilte në konferencë shtypi për të kërkuar shkarkimin e Ramës për plehrat. Kjo ishte dhe beteja më e vështirë që Sandri kishte bërë ndonjëherë.

- Po dëgjo mua, - i thoshte Poni, - se e ke gabim. Ja, le të themi se unë dola për të kërkuar shkarkimin e Ramës për plehrat, por njerëzit nuk e kuptojnë si shkak, pse do ta shkarkojmë për plehrat. Pak gjynahe të tjera ka Rama?

- Po hë mo, më thuaj ti një tjetër, ta shtojmë dhe atë, - i thoshte Sandri.

- Po ja mo, ka mbyll gjithë paçet në Tiranë, gjithsej 3-4 kanë mbetur. Pse mo, ç’ka ai me paçet? Pse të mos ketë lokale, ku njeriu të hajë paçe?

- Mirë, dakord, por dhe kjo nuk është shumë e rëndësishme, - i thoshte Sandri.

- E rëndësishme nuk është, por më e rëndësishme se kjo punë e plehrave më duket. Se do thonë njerëzit, e ç’punë na prishin ne plehrat në bulevard, bashkia do t’i heqë…

- Po si mo ç’punë na prishin? - i tha Sandri. - E kupton ti që vinte era deri te zyra e doktorit. Isha brenda me doktorin, se donte të dilte në dritare ai t’i përshëndeste, dhe nuk hapte dot dritaren, se vinte era. Le pastaj që mund të na gjuanin dhe me qese plehrash. Kushedi se ç’kishte brenda.

- Erë, vijnë qeset erë...? Çudi, unë s’ndjeva asgjë. Kalova dy herë aty dhe nuk dëgjohej asnjë erë.

- Si mo nuk dëgjohej?! - i tha Sandri. - Unë dhe tani e ndjej erën. Deri këtu ka ardhur.

- Këtu, ku ka erë këtu, unë s’ndjej gjë fare. Nejse mo, si të doni, po të doni, unë dal dhe për të protestuar kundër erës së keqe në qytet, po s’më duket ndonjë arsye e fortë. Ai ka lënë qytetarët pas dore, ka kufizuar shërbimet, s’ka më paçe në qytet, ne dalim flasim vjen qyteti erë. Kot fare. Mirë mo mirë, unë dal, po thua ti ka thënë doktori, po tha doktori, unë shkoj ku të thotë ai, po nuk ka lezet.

- Mirë, dil njëherë për këtë, se të tjerat i rregullojmë. Ja se kam marrë unë me Samirin një leje ndërtimi këtu tek aneksi i “Qemal Stafës” dhe bëjmë ne aty një lokal për paçe.

- Leje ndërtimi ju? Pse mo dhe ju me Ramën jeni, se doktori thotë që lejet i kanë vetëm këta të kupolës punisto-mafioze?

- Të drejtë ka, po ne i kemi marrë para disa muajsh, atëherë nuk ishin bërë mafiozë. Pas zgjedhjeve i zbuluam.

- Mirë mo, si të duash, po the ti ka thënë doktori dhe po tha doktori, unë s’e bëj llafin dysh, por që të protestojmë për plehrat s’më duket normale, pse vjen erë qyteti. E ça pastaj? Po të rrish pak, mësohesh me erën dhe kaq.

- O Poni, unë kam gjysmë ore me ty dhe s’po mësohem akoma me këtë erë që po vjen s’di se nga, ti thua mësohesh. Dil njëherë, pastaj shikojmë të tjerat.

- Po mo, unë dal, po atë Cecën, pse s’e nxirrni atë? Se gocat zakonisht dalin të flasin për pastërtinë. Se mua sikur s’më ka lezet.

- Ceca është k… mo burrë. Do tri orë t’ia shpjegosh një gjë dhe s’e mban mend. Ma ka lënë dhe mua doktori, se s’e merr dot në telefon prej ziles.

- Prej ziles? Pse mo, shumë të mirë e ka zilen. Unë i bie kastile nga numri im, e fsheh numrin, e bëj privat, vetëm të dëgjoj atë zilen e saj, e ka shumë të lezetshme. Po vetë është aty, vetë apo e ka të marrë nga ndonjë film porno, se shumë bukur e bën?

- A ti je k…, ç’më gjeti mua me ty. Dil tani se na u bënë këto plehrat më keq se preshi i Tritanit më ‘97. T’i biem të parët, se do na e bëjnë simbol ata dhe hajt të merremi të sqarojmë ç’janë plehrat pastaj.

- Mirë, unë dal, s’ka problem, po the ti ka thënë doktori dhe po tha doktori, unë s’e bëj dysh, po më mirë të dalë ndonjë nga këto gocat për punë pastërtie mo burrë, se unë e kam bezdi, kur proteston njeri dhe thotë më vjen erë e keqe. Gjithë ato “çingije” që kemi në PD, mua më gjetët të flas kundër erës së keqe.

(marre nga Gazeta TEMA)


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Comments  

 
+2 #1 Kico Anagnosti 2009-12-08 00:24
ahhaha sa rend, ku ju puno truni me lla hhahahah
 

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results