Përsa i përket nismës për rregjistrimin e popullsisë së Shqipërisë mbi baza fetare dhe etnike, Keshilli i Ministrave.org sqaron se kjo është një nga kushtet që duhet të plotësojmë për të hyrë pa viza në Evropë.
Sipas evropianëve të cilët nuk e kanë aplikuar ndonjëherë këtë skemë, pasi ata janë në Evropë dhe nuk i duhet të futen, ndarja në përkatësi fetare është për të lehtësuar hyrjen e shqiptarëve në Evropë dhe për të mos krijuar rradhë të gjata përpara një porte.
Kështu të gjithë myslymanët do të hyjnë në BE përmes Portës së Lartë të Stambollit, ortodoksit përmes Akropolit të Athinës, ndërsa katolikët do ti duhet të kalojne nga Portat e Sheshit San Pietro.
Për bektashinjtë nuk është gjetur ndonjë portë, por evropianët pasi kanë mësuar se Ministri Ynë Jashtëm ështe i këtij besimi, i kanë kërkuar këtij të fundit që ti propozonte Keshillit të Ministrave që të fillojë ndërtimi i një porte në Malin e Tomorit.
Ndërkohë për budistet u rekomandohet të hyjnë nga portat e shumta të Murit të Madh Kinez.
Ndërkohë presim që Evropa të përcaktojë se cilat do të jenë portat hyrëse edhe për ata që do të rregjistrohen si protestantë apo protestues, dëshmitar te Jehovait apo dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha që ka pësuar vendi ynë.
Ndërsa sa për anëtaret e Keshillit të Ministrave.org nuk do të ketë nevojë për porta pasi Shqipëria është prej vitesh si han me dy porta.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments