Lajme te fresketa:

Kryeministri Berisha sqaron ndërkombëtarët për protestën e deputetëve të opozitës

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Pamjet e deputetëve të opozitës që protestonin me gojën mbuluar nga fasho të zeza kanë bërë që kryeministri Berisha të merrte disa sms ku disa brukselista e pyesnin lidhur me arësyen e protestës së opozitës.

Kryeministri mblodhi menjëherë Këshillin e Ministrave.org dhe i pyeti për këtë protestë për të cilën nuk ishte në dijeni. 

Ministrat ndenjën ca pa folur. Guximin për të bojkotuar heshtjen e mori Ministri i përBrendshëm Lulash Basha i cili i ka shpjeguar se kjo ishte një tubim i paligjshëm i socialistëve. Forcat e policisë i kanë pyetur deputetët për motivet e protestës por ata i kishin gojët e zëna nga ca fasho të zeza. Kështu motivi mbeti i panjohur.

Berisha ka pyetur ministrat se si do tja shpjegojmë botës. Apo tu themi që nuk dimë se cfarë bëhet në shtetin tim?!

Duke përfituar nga momenti i favorshëm për të marrë ndonjë pikë vlerësimi nga shefi, ka kërkuar lejen e fjalës Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i cili tha se kemi një motiv mjaft të mirë për tu justifikuar ndaj Europës. Një motiv mjekësor.

Berishës ju mbushën sytë me lot sepse ju kujtua profesioni i tij i dikurshëm, doktorllëku (rahmet pastë). Me shumë vëmendje u drejtua nga ministri i shëndetshëm Vasili duke pritur përgjigjen.

Vasili tha se Europës do ti themi se në parlament ka rënë një lloj gripi i vecantë që nuk ishte as i derrave, as i shpendëve. Gripi “llafazanus” që kapte vetëm deputetët e opozitës të cilëve nuk u mbyllej goja duke rrezikuar të infektonin edhe deputetët e tjeter me viruse si “kutius-ruzhdius-bojkotus”. Ky virus ishte shumë i rrezikshëm pasi mund të vinte në rrezik sistemin imunitar qeveritar mazhoritar.

Kryekuvendarja Topalli e cila ka përvetësuar më mirë se kushdo profesionin e Doktorrit, zbuloi se deputeti Balla ishte i virusuar dhe e përjashtoi nga seanca për 15 ditë deri sa të shërohej plotësisht. Edhe deputeti mistrec Tahiri kishte filluar të kollitej duke shfaqur siptoma të sëmundjes “llafazanus”. 

Kur u diagnostikua se gripi socialist kishte infektuar edhe deputetin Lefter Maliqi, kryekuvendarja u detyrua te merrte masa të rrepta para se gripi i kuq të infektonte të gjithë parlamentin. 

Për këtë, grupi i deputetëve socialistë nuk duhej të hynte brenda në sallë por të karantinoheshin në ajër të pastër të shëndetshëm, nën qiellin blu deri në shërimin  e plotë.

Këto motive të bazuar në argumente konteporane e bindën Berishën i cili urdhëroi menjëherë të hartohet një raport me këto që u thanë dhe tu dërgohej me email “bobave të Europës” dhe me cc ti dërgohej një kopje edhe ambasadorëve  të akredituar në Tiranë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

Korrupsioni është...








Results