Lajme te fresketa:

K/parlamentarja kritikon kritikat e BE. Topalli: Të guxojnë prap po nuk i kapa për zhelesh

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Rreth dy muaj më parë një raport i Komisionit Europian për drejtimin e parlamentit ka kritikuar punën e parlamentit shqiptar dhe në vecanti direkt kryetaren e saj Jozefina Topalli të cilën e kritikojnë për keqpërdorim të postit.

Kryeparlamentarja Topalli e cilësoi këtë raport të pasaktë pasi ata që kanë përpiluar kritikat nuk kanë haber nga parlamenti.

“Unë kam punu me ndërxhexhje dhe pastërti. Xhithmon i kam pastru kpuct para se me hi n’parlament. Kam dash me e pastrue parlamentin prej klyshve t'opozits por nuk m'ka lanë zemërgjansia e Sali rroftë Bërishës.

Nuk kam lanë shtet t’bots pa i ba të ditun personalisht sukseset historike të Sali rroftë Bërishës.

Axhendën e udhëtimeve t’mia nuk kam me lanë me ma bllokue askush sa t’jem xhallë unë dhe Sali rroftë Bërisha” u shpreh Topalli.


Më tej k/parlamentarja tha se si mund të jetë keqpërdorur posti i saj kur vetë i madhi Sali rroftë Bërisha ka fol sa herë ka dash. Madje për të treguar paanshmërinë e saj brilante, Jozefina përmendi rastin e ministrit Lul Basha që i është ndërprerë fjala e i është hequr mikrofoni nga tekniku i parlamentit dj.Cerri.

“Ata që e kan ba kët raport, t’ken burrnin e ta sjellin qi ktu para meje dhe mos më thirrshin Zhelefina topalli po s’i ka qit prej zhelesh përjashta. Në parlamentin tem ka rregulla dhe nuk guxon kush me e shkel Kushtetutën e Sali rroftë Bërishës”.

Vetë kryeministri Berisha në lidhje me kritikat e KE ndaj Jozit u shpreh se ato janë letra higjenike dhe le ti futin në box...dmth kuti.

“Është anti-kombëtare ta cosh ndër mend të kritikosh Jozin dhe jo të thuash kritika. Në do të ndërrmarrim të gjitha masat që komisionerët europianë të shkakrohen nga detyrat dhe të dalin para komisionit mediko-legal. Gjithsesi mardhënjet tona me Jozin nuk cënohen nga këto kritika” deklaroi kryetari i Këshillit të Ministrave.org.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results