Në konferencën për shtyp të zv/kryeministrit Ilir Meta pas publikimit të videos së Priftit, Meta deklaroi se ishte i gatshëm të linte imunitetin për ti hapur rrugën hetimeve.
Pyetjes se gazetarëve nëse do të jepte dorëheqjen Meta u përgjigj se do ta jepte atë në 28 Qershor 2013.
Edvin Rama dhe veglat e tij sapo dëgjuan këto fjalë menjëherë pikturuan një kalendar të vitit 2013 dhe me rryshfete arritën të futeshin në zyrën e zv/kryeministrit Meta.
Kalendari i manipuluar nga dora e Piktorit u vendos në tryezën e tij dhe data që binte në sy ishte 28 qershor 2013.
Sot si cdo dite pune zv/kryeministri Meta u paraqit në punë në orën 8 pa cerek dhe sapo u ul në tryezë i vajtën sytë tek kalendari.
Kur pa se data ishte 28 Qershori 2013, u kujtua për premtimin që i kishte bërë popullit.
“Përmbusha cdo premtim dhe nuk është në moralin tim ti bëj bisht fjalës time” mendoi Meta
Menjëherë nxorri defterin e tij personal nga xhepi dhe shkëputi prej tij një fije letër.

Pa i bërë syri tërr Meta shkroi se jepte dorëheqjen e parevokueshme sic e pati premtuar dhe falenderonte kryeministrin Berisha për bashkëpunimin.
Thirri sekretaren dhe i la porosi që kjo letër gjallë apo vdekur duhet ti shkonte kryeministrit Berisha dhe të bënte kujdes tëmos i binte në dorë armikut Edvin Rama.
Pas kësaj ish-zv/kryeministri doli nga zyra, u përshëndet me stafin dhe u nis në këmbë drejt ish-bllokut. Rrugës bleu një gazetë që kishte njoftime pune dhe me të në dorë është parë të futej në shtëpinë e tij.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments