Lajme te fresketa:

Opozita shpërndan në popull trakte për demostratë. Pensionistët “Na mprehët kot, menduam se ishin ftesa për pub”

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sic është njoftuar zyrtarisht partitë e opozitës do të organizojnë nesër një demostratë kundër qeverisë së kryeministrit Berisha.

Deputetët e opozitës kanë dalë derë më derë për të shpërndarë trakte banorëve nëpër zona të ndryshme por për cudi kanë gjetur shumë pak njerëz nëpër lagje.

Arësyeja ishte se pjesa më e madhe e njerëzve falë liberalizimit të vizave kishin shkuar për pushime dhe ende nuk ishin kthyer nga Karaibet apo Peskara. Disa të tjerë ishin të tre punësuar.  Edhe ata pak të moshuar që ndodheshin rrotull ishin të gjithë me laptopa e me tableta iSAL duke parë Facebook.

Me vështirësi deputetët socialistë kanë arritur tu futnin nëpër xhepa ndonjë trakt ndërsa të tjerëve ua vendosën trakte në xhamat e përparmë të makinave X5, shoferët e të cilave ishin kryesisht pensionistë dhe veteranë.

Ata u gëzuan pa masë në fillim por u pezmatuan kur panë se ishin ftesa për demostratë.

“Menduam se është hapur ndonjë pub i ri pa për demostrata s’na bie në mend” tha një pensionist duke xhiruar gomat e një Ferrari.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results