Lajme te fresketa:

Këshilli i Ministrave.org qorton mediat për lajmet mbi shpenzimet luksoze të qeverisë

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sipas mediave dashakeqe, qeveria gjoja paska bërë shpenzime luksi në kohë krize.

Këto shpenzime na qenkërkishin bërë në tre tenderat e fundit, të zhvilluar brenda një harku kohor dymujor të nevojshëm për shpenzimet për zyra, makina dhe kompjuterë. Gazetarët shpifin si dreqi duke thënë se janë haxhuar shifra të konsiderueshme, duke pasur parasysh se çdo vit blihen të njëjtat pajisje.

Qeveria e pranon se në vitin 2009 kemi bërë shpenzime 41 milionë dollarë më shumë nga sa planifikohej. Dhe është e kuptueshme që këto janë paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë pasi ne si qeveri jemi në dietë.

Gjithashtu vetëm në tre tenderë, të zhvilluar së fundmi nga njësia e përqendruar e prokurimeve në Ministri të Brendshme, janë kërkuar të shpenzohen nga institucione të ndryshme, rreth 2 milionë dollarë, për mobilimin e zyrave, blerje orendish, kompjuterë, laptopë, celularë, makina, si dhe fuoristrada, si dhe mirëmbajtje apo shërbim automjetesh.

Këshilli i Ministrave.org u kujton këtyre mediave që nuk u mbyllet goja, se pas gjithë këtyre arritjeve historike siameze, ne si qeveri nuk e shohim të tepërt ti krijojmë ca komoditete vetes.

Mos harroni se nën udhëheqjen e kryeministrit Berisha, realizuam në 6 vjet ato që nuk u bëri Edvin Rama për 60 vjet. Për pak ditë ne do të liberalizojmë vizat dhe do të jemi anëtarë me të drejta të plota në BE, KE dhe USE.

Dhe këta gazetarë kopukë e palaco po na nxijnë faqen në sy të Europës për ca makina, fuoristrada, kompjutera, celularë të qelbur dhe ca shpenzime të vockëla luksoze në kohë krize. Le që krizë nuk ka. Edhe nëse ka, ajo është diku larg, në h’Amerikë.

Këto shpifje mediatike kanë vite që përpiqen të ulin shkëlqimin e vërtetë të sukseseve të qeverisë dhe kryeministrit Berisha.

Këshilli i Ministrave.org këshillon mediat që të jenë të kujdeshme pasi sic thotë edhe populli ynë i urtë “Media e mirë shton tagjinë e vet dhe ajo e urta pi dy qeveri, dmth dy nëna”.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results