Lajme te fresketa:

Raporti i Freedom House: Politika shqiptare ndërhyn në drejtësi duke kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë.

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në një raport për vendet në ranzicion, Freedom House citon Shqipërinë duke përmendur edhe përballjen me drejtësinë të dy ministrave në gjykim. “Ndikimi i politikës është i panishëm edhe në sistemin e drejtësisë. Gjykata e Lartë mbylli çështjen në ngarkim të dy ministrave”, thuhet në dokument.

Gjithashtu sipas “Freedom House”, media ka avancuar në aspektin teknologjik, por politika ka ndikim në media duke penguar konsolidimin e demokracisë.

Këshilli i Ministrave.org dëshiron të falenderojë Freedom House dhe cdo house që i do të mirën qeverisë. Raporti në fjalë është tejet pozitiv vënde-vënde pasi në disa pjesë të tij nevojiten korrigjime.

Raporti i FH thotë se politikanët ndërhyjnë në drejtësi duke kërcënuar gjyqtarët apo prokurorët.
Kjo është tërësisht e pavërtetë pasi politikanët tanë nuk denjojnë të marrin mundimin të shkojnë nëpër gjykata. Prej shumë kohës, ata ja kanë harruar derën prokurorisë apo gjykatave dhe jo më të kërcënojnë ndonjë zyrtar drejtësie.

Ndoshta ndonjë sms nga ndonjë pushtetar i dërguar për humor, është keqkuptuar nga gjykatësit apo prokurorët. Theksojmë se kur një mesazh thotë ”do të të djeg me shtëpi e katandi” ka kuptimin që “kalo nga shtëpia, ta djegim me ndonjë gotë raki,se u bëmë për mall”.
Por ata që hartuan raportin nuk njohin shprehjet popullore të vendit tonë, prandaj Freedom House është nxituar ca, po nejse.

Fakti që raporti thekson se media ka patur përparime nga ana teknologjike por ka patur pengesa nga politika, tregon angazhimin e qeverisë për ta futur median në epokën e internetit. Lajmet në shumë media edhe gjoja mund të jenë komanduara nga qeveria, por ama ato shpërndahen me shpejtësinë dhe me teknologjinë e fjalës së fundit.

Qeveria i kujton Freedom House se i ka kushtuar dhe do të vazhdojë ti kushtojë vëmendjen maksimale mediave, shtypit, gazetave dhe gazetarëve. Të mos harrojmë se Këshilli i Ministrave.org nuk nguron të mbyllë edhe gazetat që ato të mos harxhojnë para por ti kursejnë për ndonjë kohë tjetër.

Këshilli i Ministrave.org premton se pasi të konsolidohet media, drejtësia apo gjykatat nga teknologjike, do të bëhet cdo përpjekje për ti konsoliduar edhe nga ana ligjore apo demokratike.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results