Lajme te fresketa:

Kryeministri Berisha, qytetar nderi i Kamza City.

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Ky fund viti paska qene plot surpriza per kreun e qeverise. Pasi shperbleu materialisht te gjithe Shqiperine, atehere Shqiperia, dmth Kamza e pa te udhes te shperbleje moralisht kryeministrin. Keshilli bashkiak i metropolit te Bathores, Kamzes hodhi ne votim qe Berisha te shpallej “Qytetar Nderi” por anetaret socialiste te keshillit protestuan. Sipas tyre, ay njeri meritonte te behej dicka me shume se sa thjesht qytetar. Ay njeri duhet te behej me patjeter “Nderi i Kombit”.

Por kryebashkiaku Xhelal Mziu kundershtoi kete kerkese te socialisteve. “Vertet ay njeri i ka dhene kombit, dhe e meriton te jete “Nder mbi Nderet” por paçja me krype dhe krypa me karar. Ay njeri eshte modest prandaj ti japim nje vleresim modest” ishte shprehur i Mziu Xhelal. Kur pane kete mos-vleresim per kryeministrin, socialistet braktisen parlamentin e Kamzes dhe bojkotuan. Thirrjeve te Mziut per thyerjen e bojkotit rane ne vesh te shurdher ose me sakte ne vesh me kufje. Atehere nga halli, pjesa tjeter e keshillit miratoi me 5 te 3 e votave dektretin qe i jepte kryeministrit cmimin “Qytetar Nderi”. Ne nje ceremoni madhe-rreshtore ku merrnin pjese persona, personazhe dhe personalitete dhe 500.000 (peseqindmije) kamzalinj, kryeministrit Berisha ju dorezua cmimi i math “Qytetar Nderi”.

Ne certifikaten e zografisur per kete rast, shkruhej se kryeministri mund te vinte pa vize kur te deshironte ne qytetin e tij, madje kafen e kishte te qerasur nga bashkia deri ne fund te mandatit te 2135. Pas atij te prizrenit, me kete cmim Berisha thyen rekordin me dy qytetari nderesh duke lene prapa presidentin Topi i cili eshte vetem “Qytetar Nderi” i Dibres. 

Mes loteve nga mallengjimi Berisha mundi te thote “Me nder jush. . .jam i nderue qe marr pjese ne nderimin tim. Ne te tilla ndere jua nderofsha”.  Nga burime pak a shume te sigurta behet e ditur se Berishes i kane mberritur telegrame urimi nga te gjithe presidentet e botes.

Kroniken se si ndjehen qytetaret e Kamzes mund ta ndiqni ne kete VIDEO

Biografine e Qytetarit te Nderit mund ta lexoni tek  Biografia

Kengen "Lule o zoti Sali" te kompozuar per keto raste solemne mund ta degjoni ne. QiPOD

Share


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Comments  

 
0 #1 Amarildo Shaholli 2010-01-23 22:37
Percec se e kane bere qytetar nderi!!!!
Nje rruge ne kamez i kane vene emrin "Sali Berisha" e cila ndodhet prane "Bulevardit BLU"(eshte emri i rruges kryesore).
 

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results