Lajme te fresketa:

Përfundon takimi i Emirit të Shqipërisë me kryeministrin e Kuvajtit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kur është informuar se projekti për sheshin Skënderbej financohej nga qeveria kuvajtjane, kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar drejt shtetit financues me aeroplanin e orës 7 pa pesë.

Kryeministri shoqërohej nga Kol Olldashi dhe Ridi Bode gjë që ngjalli cudi pasi në krah të shefit duhej të ishte Jozefina Topalli që e ka shëtitur mirë atë zonë.
Por meqënëse ligji dënon me gjobë ose burg të puthurit në publik, atëherë Berisha nuk rrezikon as burgun me Olldashin e as gjobën me Boden.

Sapo ka zbritur nga aeroplani, kryeministri Berisha ka puthur tokën i mallëngjyer pasi Kuvajti i kujtonte Kavajën. 

Berisha kur vajti në Kuvajt ka takuar Emirin e Kuvajtit dhe i ka shprehur indinjatën e tij të thellë dhe të gjerë që projekti i sheshit Skënderbej nuk përfshinte as vendosjen e ndonjë busti, as ndërtimin e ndonjë tuneli apo shatërvani dmth një projekt anti-kombëtar. 
Të gjitha këto, edhe pse Berisha ja tha në gjuhën kuvajtjane të cilën kryeministri e njeh si të nënës, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Megjithatë kryeministri Berisha nuk e ka zgjatur por i kë shprehur Emirit të Kuvajtit ca milionë euro të qelbta për ca financime të vockla për boshtin e Jugut.

Por Emiri i Kuvajtit ka mbetur i habitur sepse sipas deklaratave shumë shifrore të Berishës, Shqiperia ishte ku e ku me lart se sa Kuvajti i shkretë që mezi mban veten dhe trecerekun e botës me bukë.
Madje ata u gëzuan kur erdhi “miku i Kuvajtit” Berisha sepse menduan se ai kishte ardhur për të firmosur ndonjë marrëveshje për borxh disa miliardë eurosh për të ndihmuar Kuvajtin.

Lekë në dorë nuk japim se quhet korrupsion, i ka thënë Berisha kuvajtanasit por si miq të vjetër do tju ndihmojmë patjetër. Por që opozita të mos më akuzojë se po favorizoj miqtë e mi, ju propozoj të përmbysni Kuvajtin si Shkodra.

Unë do të ngre një grup pune për të dëmshpërmbyer sheikët e Kuvajtit. Do krijoj fondacionin "Berisha e do Kuvajtin" dhe do tu mbaj nga një dhjetëshe nga rroga të gjithë punonjësve të administratës shtetërore. 

Kur ka dëgjuar këtë propozim fantastik nga Emiri i Kuvajtit është dëgjuar një "allah allah".

Nuk dihet ende nëse qeveria e Kuvajtit do ti vërë në zbatim këto propozime por një gjë u vu re që për shkak të vendndodhjes gjeografike të Kuvajtit, takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results