Lajme te fresketa:

Së shpejti spektakli “Qeveria Got Talent” organizuar nga Keshilli i Ministrave.org nën kujdesin e vecantë të kryeministrit Sali Berisha

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Endrrat verore të disa deputetëve të mazhorancës për ndryshime në kabinetin qeveritar, tashmë mund të bëhen realitet.

Në kuadrin e thithjes së trurit dhe inkuadrimit të intelektualëve në struktura dobiprurëse ndaj shoqërisë, Këshilli i Ministrave.org organizon një spektakël reality & fantazi show i cili ka patur suksese në shumë vende në super-zhvillim.

“Qeveria Got Talent”, që do të ngrejë siparin së shpejti, do të jetë një show ku konkurrentët do të shpalosin talentin e tyre për të fituar cmimin e madh “Ministër.


Kushtet e pjesëmarrjes në spektakël ende nuk janë bërë publike nga presidenti i jurisë dr.Berisha por organizatorët shprehen se gjatë audicioneve kanë parë shumë të rinjë të talentuar që kanë shkuar të demostrojnë talentin e tyre para jurisë së “Qeveria Got Talent” për të shkuar në finale.

Por juria shprehu keqardhjen për refuzimin e kandidimit të një vajze e cila kishte marrë pjesë në show "Who want to become an Ordinere" por pjesëmarrjet në spektakle rivale nuk lejohen.

Ky eveniment zhvillohet nën kujdesin e vecantë vetjak dhe personal të kryeministrit Sali  Berisha dhe do të transmetohet në platformën digjitalle DigiSAL në formatin Sal Definejshën.

Më shumë detaje rreth këtij spektakli do ti bëjmë të ditur në ditët në vazhdim.

Njoftim:

Audicionet për “Qeveria Got Talent” vazhdojnë.

Përshkruani talentin tuaj duke na shkruar në:  kryeministri[at]keshilliministrave.org


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results