Lajme te fresketa:

Skandal nga Bashkia e Tiranës. Në listën e 10 personazheve e vitit mungon emri i kryeministrit Berisha

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Cdo vit bashkia e Tiranës shpall 10 personalitetet më të spikatura që kanë kontribuar me fjalën dhe punën e tyre në të mirë të kryeqytetit.

Kandidatët që përzgjidhen janë shkrimtarë, artistë, sportistë, arkitektë pra nga fusha të ndryshme.

Këtë vit, më shumë se kurrë më parë, kryetari i bashkisë së Tiranës Edvin Rama dëshmoi haptazi se është armik i betuar i demokracisë.

Këshilli i Ministrave.org me indinjatë vuri re se në 10 personalitetet e këtij viti, mungonte emri që duhej të ishte i pari dhe i vetmi në listë. Emri i kryeministri legjendar historik siamez Sali rroftë Berishës.

Një figjurë si Berisha me një karrierë të shkëlshqyer politike, profesor, doktor, arkitekt, historian, biolog, merceolog, meteorolog, llafolog, sportist, alpinist, notar e sa e sa log të tjerë, nuk rezultuan bindëse për listën e Edvin Ramës.


Lista e vërtetë e 10 personaliteteve duhet të ishte kjo:

1 – Sali Berisha, shkrimtar i shumë librave të vlerësuar nga mazhoranca

2 -  Sali Berisha, arkitekt, kurator i njohur, piramidolog

3 – Sali Berisha, gjuhëtar, përdorues i termave bashkohore familjarë ndaj opozitës

4 – Sali Berisha, merceolog, njohuri mjaft të mira në helmimet nga mishi i pulës

5 – Sali Berisha, historian, njeriu që ishte i pranishëm në cdo ngjarje anti-komuniste

6 – Sali Berisha, notar, rekordmen i notimit në stilin “mashtrim stil i lirë”

7 – Sali Berisha, aplinist, rekordmen i ngjitjes së maleve, alpeve dhe shkallëve të pallatit

8 – Sali Berisha, meteorolog, parashikues gjenial moti, përmbytjesh dhe fatkeqësish natyrore

9 – Sali Berisha, kryeministër, kreu më i denjë i Këshillave të Ministrave.org që prej 1444

10 – Sali Berisha, vizionar siamez, anëtarësues dhe liberalizues i licensuar


Edvin Rama duke bojkotuar emrin e kryeministrit tonë, ka lënduar zemrat e të gjithë shqiptarëve sepse me këtë gjest ka turpëruar veten dhe të gjithë opozitën.

Këshilli i Ministrave.org i bën thirrje opozitarëve të ndershëm të distancohen nga ky veprim i papërgjegjshëm i kryetarit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results