Lajme te fresketa:

Banorët e Orikumit nuk presin deri të premten por festojnë sot liberalizimin e vizave bashkë me forcat e policisë

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Liberalizimi i vizave të Shqipërisë me shtetet e zonës Shengen të Bashkimit Europian ka mbushur me gëzim të gjithë vendin nga Veriu e deri në Jug.

Madje jugu ca më shumë se veriu pasi banorët e Orikumit nuk kanë dashur të presin ditën e premte, dita zyrtare kryeministrore e festës me rastin e liberalizimit, por kanë dalë në rrugë duke brohoritur me hare dhe gëzim të papërmbajtur.

Orikumasit kanë bllokuar në shenjë simbolike një urë, si për të treguar se tashmë u vendosën ura mes Shqipërisë dhe Europës.

Forca të shumta policie kanë mbërritur tek ura pasi kishin kujtuar se ishte ndonjë protestë koti për punë pronash dhe atje kanë mbërritur të surprizuar nga banorët që brohoritnin me të madhe emrin e shpëtimtarit të Shqipërisë, kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij.

Banorët kur kanë parë policët, i kanë ftuar të marrin pjesë në festë duke i goditur me gurë dhe me mjete rrethanore e me cfarë tu zinte dora.

Policët  nuk e morën për keq, pasi goditja me gurë është një ritual fetar që simbolizon goditjen e djallit të dikaturës të Edvin Ramës që izoloi Shqipërinë që nga 8 Nëntori 1968.

Për të dhënë kontributin e tyre në largimin e djallit të kuq, policët kanë nisur të godasin edhe ata me gaz temjani ose sic quhet latinisht “lotsjellës”.

Pasi ka mbaruar rituali banorët kanë dashur të qerasin policët me vodka Molotov por ata nuk kanë pranuar pasi nuk u lejohet të pijnë në orar të punës.

Policët janë detyruar të shpërndajnë me forcë banorët që kanë dashur të festojnë pambarim pasi duhet të kursenin forcat për të premten e madhe ku do të mblidhen 100 milionë shqiptare për të falenderuar dhe lumturuar kryeministrin Berisha dhe reformat e qeverisë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results