Lajme te fresketa:

PS do të publikojë aferë tjetër të ministrit Ruli. Berisha: Na mërzitët. Nxirrini të gjitha njëherësh e jo një nga një

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Partia Socialiste ka paralajmëruar sot publikimin e një tjetër afere korruptive me dhënien e koncesioneve për ndërtimin e HEC-eve, ku në qendër të denoncimit është sërish ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli.

Sipas deputetes së PS-së Ermonela Felaj bëhet fjalë për koncesionin e HEC-eve në pellgun ujor Bënçë - Progonat në rrethin e Tepelenës.

Kryetari i Këshillit të Ministrave.org, prof.dr.mjeshtër Sali Berisha i cili gjithmonë karakterizohet nga një qetësi olimpike, pas kësaj deklarate të deputetes socialiste ka reaguar i indinjuar.

“Na mërzitët me keto afera duke i nxjerrë një e nga një. Nuk e kuptoj përse nuk i publikoni të gjitha njëherësh?“ u shpreh i inatosur kryeministri Berisha.

Berisha shpjegoi se situata e përmbytjeve të Shkodrës na bëri të mendonim seriozisht për të parandaluar cdo fakteqësi natyrore në të ardhmen.

Një shprehje e vjetër thotë “Uji flë, hasmi s’flë”. Por Shkodra për dy vjet rradhazi dëshmoi se ujërat i ka kapur pagjumësia dhe herë pas here dalin nga shtretërit duke përmbytur dynjanë.

Prandaj unë personalisht e kam nxitur ministrin Ruli që të gjejë kompanitë më të mira që dinë të këndojnë ninulla për ti vënë lumenjtë dhe shirat në gjumë.

Ruli e di se c’ka hequr derisa gjeti bash ata që të mbaronin punë. Dhe faktikisht ata e bënë punën, pasi në atë zonë përmbytje nuk ka patur. Kjo do të thotë që “miqtë” e kan hallall koncesionin edhe për 100 vitet e ardhme.

“Kjo është opozita më e keqe që më ka rastisur. Këta bllokmenët e kuq e kanë bërë ves që tentojnë të godasin pikërisht ministrat e mi më të mirë. Në fakt, qeveria ime i ka të gjithë ministrat njërin më të mirë se tjetrin. Po të isha njeri pa kulturë do kisha kapur ndonjë gjë me dorë, për të mos i marrë më sysh “cunat” e Këshillit të Ministrave.org.” deklaroi Berisha duke shtuar se do të kishte dëshirë ti kishte të gjithë ministrat njërin më rul se tjetrin.

Kryeministri Berisha e ka siguruar ministrin Ruli se pamvarësisht nga publikimi i dokumentave, bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results