Lajme te fresketa:

Operacioni "Plehu i Hekurt" në Lazarat, bllokohen 6 kamionë me pleh organik

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Këshilli i Ministrave.org njofton se përfunduar me sukses operacioni i koduar “Plehu i Hekurt”, që bëri të mundur ndalimin e 6 kamionëve të mbushur plot e përplot me pleh organik teksa po përpiqeshin të futeshin në Lazarat. Mësohet se plehu do të përdorej për të plehëruar fushat me bimën çudibërëse të Cannabis Sativa, e cila përdoret për mjekime popullore nga lazaratasit.

Operacioni "Plehu i Hekurt" ishte urdhëruar nga Këshilli i Ministrave.org me propozim të vetë kryetarit të këshillit i cili tashmë do të aplikojë një strategji të re për luftën kundër trafikut të drogës.

Meqenëse qeveria, nuk arrin të bllokojë dot trafikun e drogës, për shkak edhe të mos fuksionimit si duhet të njësisë Anti-Corap, me propozim të kreut të qeverisë, kryeministrit Sali Berisha do të bllokohet kultivimi dhe prodhimi i drogës.

Kryeministri ka kërkuar të mësojë se me çfarë ushqehej bima e Cannabis Sativas dhe ka parë nga ministri i përbrendshëm Lul Basha, por ka marrë vetëm një ngritje supesh. 
Fjalën e ka marrë Kol Olldashi, i cili si çun shijaku i ka bërë një pasqyrë të plotë të ushqimit të kësaj bime. Ai i ka bërë me dije shefit të tij se Cannabis është një bimë delikate e cila ka nevojë për pleh organik, shi të ëmbël dhe diell të fortë.

Pas këtij informimi kryeministri ka urdhëruar ministrat e tij që menjëherë duhej të merrnin masat që në Lazarat të ndalohej këtej e tutje rënia e shiut, gjithashtu edhe dalja e dielli, me urdhër të Berishës atje duhej të kishte vetëm mot të thatë dhe me re.

Gjithashtu kryeministri ka urdhëruar që të ndaloheshin të gjithë mjetet që dërgonin pleh organik në Lazarat. Përveç kësaj, kryeministri ka urdhëruar që në hyrje të Lazaratit të ndërtoheshin disa banjo publike, të cilat do të shërbenin që të gjitha kafshët apo shpendët e kësaj zone ta depozitonin plehun e tyre në banjo dhe të mos ndihmonin në rritjen e bimës së Cannabisit.

Kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar forcat e rendit që të tregonin tolerancë zero ndaj kafshëve që thyejnë urdhrin e tij për të plehruar në banjo publike dhe ti dërgojë ato menjëherë në thertore, ashtu siç thotë edhe ligji dhe Kushtetuta.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Comments  

 
0 #1 Astrit Matraku 2010-03-25 10:54
ec atyyy nacot me rap hahahahahahhaha
 

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results