Lajme te fresketa:

Këshilli i Ministrave.org sqaron keqkuptimin e mediave ndaj shifrave të Institutit të Statistikave SALSTAT

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Disa media private kanë reaguar lidhur me raportin e paraqitur nga Instituti i Statistikave SALSTAT për inflacionin, duke akuzuar qeverinë se ka fshehur të dhënat.

Njëkohësisht edhe vetë SALSTAT është akuzuar se ka manipuluar të dhënat duke paraqitur shifra të ndryshme nga ato realet, duke lënë të kuptohej se inflacioni në vend ishte më i lartë nga thoshte raporti.

 

Këshilli i Ministrave.org ndihet i shokuar nga këto shpifje të mediave mediokre dhe ndjen të nevojshme të sqarojë se statistikat e SALSTAT vërtet kanë marrë urdhër nga kryeministri për ndryshimin e shifrave, por kjo është bërë për të mirën e popullit.

Për hir të së vërtetës, infacioni në vend është thuajse zero (ashtu si toleranca ndaj krimit) dhe rritja ekonomike është një bum i vërtetë. Kaq bum është rritja ekonomike, saqë shtetet fqinje me Shqipërinë menduan se shpërtheu ndonjë Gërdec tjetër.

Instituti i Statistikave SALSTAT ka manipuluar shifrat por jo ashtu sic mendojnë mediat dhe opozita.

Qëllimisht në raport është ngritur ca inlacioni dhe janë ulur shifrat e rritjes ekonomike, sepse po ta dinte populli të vërtetën që Shqipëria ka ekonomi të fortë si Amerika, atëherë askush nuk do të punonte më.

Shqipëria rrezikonte të kthehej në një vend me shtetas përtacë, pasi superbuxheti i qeverisë mundëson të jetojmë pa punuar për 7 breza.

Kjo do të ishte turp e faqja e zezë në sytë e Europës, në të cilën presim të futemi.

Avropa do të thoshte “Ja këta shqiptarët, u ka hyrë vetja në qejf se ja kanë kaluar Zvicrës”.

Ndaj shifrat e SALSTAT u manipuluan duke u nisur nga qëllime të mira dhe për këtë instituti i statistikave ka mbështetjen dhe mirënjohjen e kryeministrit Berisha.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results