Lajme te fresketa:

K/ministri qorton Boden për mosdhënjen e shpërblimeve për pensionistët. Berisha: Kam urdhëruar të mos dalë asnjë lek nga qeveria, por pleqve hidhuni dicka

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org prof.dr.Sali vetë Berisha ka qortuar ministrin Bode pas vetëm sot më 7 Janar, i kishte rënë në të se pensionistët nuk kanë marrë shpërmblimet e fundvitit. Jo vetëm kaq por edhe punonjësit e ministrive, prokurorive nuk kishin marrë rrogën mujore të Dhjetorit.


Fillimisht kryeministri Berisha urdhëroi Boden të pezullojë përkohësisht nismën e Këshillit të Ministrave.org  “Administrata Zero Lek” dhe tu jepen rrogat punonjësve të ministrive.

“Unë e di që ata me dëshirë do ti dhuronin rrogat për Shkodrën. Por gjithsesi tu jepet rroga me forcë. Kush nuk merr rrogën, të largohet nga puna dhe ti mbahet rroga” tha kryeministri.

Menjëherë pas këtij urdhri ministri Bode ka marrë celularin dhe ka dërguar një sms ”Të jepen rrogat”. Brenda minutit i erdhi një konfirmim ku i raportohej se urdhëri u zbatua me sukses.

Më pas Berisha është ndalur në cështjen e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët dhe i është drejtuar sërish Bodes.

“Vërtet që ata janë pleq dhe deri në zgjedhjet lokale të Majit nuk dihet nëse do të jenë gjallë apo jo por edhe pse vota e tyre nuk është e sigurt, ata nuk duhen lënë thatë. Ju si ministër duhet ta bëni zemrën gur dhe tu hidhni ndonjë gjë” ju drejtua Berisha vartësit të tij të financave.

Ministri Ridvan Bode i është përgjigjur se është kohë e vështirë por do të bëjmë si do bëjmë.

“Ti nuk je as gjirokastrit” ka bërë shaka prof.dr.humorist Berisha duke e vazhduar mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org për cështjet e tjera.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results