Lajme te fresketa:

Shqiperia formon skuadren e futbollit te Guantanamos

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Ngjarjet e fundit te mbushura me dhune dhe probleme ne futbollin shqiptar, ka shtyre kryeministrin Berisha te mejtoje nje zgjidhje per kete situate emergjente.
“Nuk mund te leme nje zv.trajner ti bjere me grusht albitrit sikur te jem une qe i bie me grusht korrupsionit” ka hapur mbledhjen e Keshillit te Ministrave.org.

Ai maskarai i Gramozit i ra kaq fort albitrit te futbollit saqe trembi edhe albitrat nderkombetare te krizes politike qe po beheshin gati ti jepnin fitoren qeverise time , dmth mue. Prandaj ndeshja mes meje dhe Rames perfundoi me rezultatin X per mue pa dyshim.

Futbolli shqiptar ndodhet ne gjendje te mjerueshme dhe pozicioni i Bamir Topit si president-nderi i topave te futbollit nuk po sjell rezultat.

Prandaj kam vendosur qe ju te miratoni vendimin tuaj ne lidhje me ngritjen e nje skuadre futbolli top-force qe do te na zbardhe faqen dhe do na coje ne kampionatet europiane-trans-atlantike.
Ministrat po e degjonin me kureshtje shefin e tyre, pasi te gjithe lojtaret e mire luanin jashte vendit ndersa ata qe luajne ketu, mezi luajne veten nga vendi.
Zgjidhja optimale do te jete kjo : mqs shqiptaret nuk ja thone per futboll, lojtaret e skuadres do te jene te huaj, ka thene Berisha.

Kur ka degjuar se lojtaret do te ishin te huaj qe kerkojne rroga mijera euro, dieta, bileta, ministrit Bode i ka rene te fiket.

Kur ka pare Boden qe u pre ne dysh si pras Kashari, Berisha ka urdheruar te qe mbledhja te vazhdonte me ze te ulet.
Kryeministri ka sqaruar se lojtaret do ti marrim falas dhe nuk do te paguajme asnje lek por vetem nga 1 Euro per lojtar. Qindra lojtare te Klubit te Futbollit shume-Sportiv Guantanamos kane shprehur deshiren te luanin per ngjyrat e flamurit te kombetares tone.

Sipas marreveshjes me SH.B.A. trajneri Obama detyrohet ta furnizoje Shqiperine me sa lojtare guantanamos te jete nevoja dhe kerkesat e kohes. Per shkak te mjekres se gjate qe mbajne keta futbollista, guantanamosit nuk jane pranuar te luajne ne asnje shtet tjeter ne bote, atehere Shqiperia hap dyert (por jo kutite) e stadiumeve tona.

Sportistet e Guantanamos jane te stervitur per te lozur ne ambjente te vogla dhe te rrethuar, madje edhe uniformat e skuadres i sjellin vete.
Ju bej me dije se SHBA me ka pergezue per rekrutimin e sportisteve te Guantanamos pasi keta po i refuzonte e gjithe bota. Dhe neve na erdhi nje rast me shume te shprehim gatishmerine ndaj Amerikes, aleatit tone.

Me takt, zv/kryeministri Ilir Meta ka pyetur kryetarin e Keshillit te Ministrave.org se perse vetem Shqiperia kishte pranuar te bente dicka qe nuk e merrte persiper asnje shtet i botes.

Berisha i ka shpjeguar Metes se Shqiperia gjithmone ka bere gjera qe nuk i bente asnje shtet i botes. Une, dmth qeveria ime beri tunel qe nuk e ka bere asnje shtet, beri rruge kombi qe nuk e ka bere asnje shtet, madje edhe ne histori Shqiperia qene aleat i ndonje shteti qe ishte kunder shteteve te botes. Gjithsesi une kam besimin se Guantanamosit do tja kalojne Gramozit, Limozit, dhe Limontozit prandaj yjet e Guantanamos do te akomodohen ne nje hotel me 5 yje qe do te ndertohet se shpejti nga kompania e e hoteleve “Drejtoria e Burgjeve”


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

Sa duhet të jetë rroga mujore e ministrave tanë?










Results