Lajme te fresketa:

Shqipëria barazon me Bosnjën. Futbollisti Duro: Ja kushtoj golin qeverisë, kryeministrit dhe reformave

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

E shumë pritura ditë e madhe po afron, kur shqiptarët do të udhëtojnë pa viza nëtë gjithë shtetet ku kanë shkuar pa viza të gjithë politikanët. Sic pohoi edhe vete kryeministri Berisha “Une për jue po përpiqem, se vet nuk kam nevojë për vizë”.

Stadiumi “Sali Berisha” (ish-Qemal Stafa) ishte vendi ku shqipëtarët duhet të vërtetonin se e meritonin liberalizimin e vizave.

Dy shtetet e fundit të mbetura jashtë listës së Shengenit, Shqipëria dhe Bosnja duhet të përballeshin në një ndeshje futbolli. Sipas komisionerëve europiane, kush do të fitonte ndeshjen, përfitonte i pari liberalizimin e vizave.

Këshilli i Ministrave.org në një mbledhje urgjente ka miratuar një sërë masash për të favorizuar skuadrën tonë pasi sic dihet trajneri Kuzhe ndodhet në spital, i helmuar nga forcat opozitare me në krye Edvin Ramën i cili kishte planifikuar që skuadra kombëtare të luante pa trajner.

Stërvitjen e kombëtares blu e zi, dmth kuq e zi e mori përsipër prof.dr.trajneri i parë dhe i dytë, vetë kryeministri Berisha i cili i udhëzoi lojtarët me strategji elektorale.

Me vetmohim, duke sfiduar temperaturat e ftohta, Berisha bashkë me lojtarët kryen një maratonë noti nga Velipoja deri në Ksamil.

Edhe pse futbollistët u habitën pak se c’lidhje ka noti me futbollin, nuk ja kthyen fjalën njeriut që prej vitesh shkelmon Topin.

Stërvitja vazhdoi në stadiumin “Sali Berisha” (ish-Qemal Stafa) ku bari i fushës nuk ishte lyer ende me ngjyrë blu, sic kishte kërkuar kryetari i PD.

Shkarkimit nga detyra, drejtori i stadiumit i shpëtoi duke shpjeguar se bari nuk lye me ngjyrë blu, për të kursyer fondet për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Minutë pas minute trajneri Berisha u stërvit me futbollistët nën tingujt e këngës “Shqipëria po liberalizon”.

Si nostalgjik pas sporteve të rënda, zv/kryeministri Ilir Meta mori përsipër detyrën e rëndë por fisnike nisi të lobojë në të gjitha shtetet ku kishte shkuar edhe për pavarësinë e Kosovës duke i ftuar të bënin tifo për kombëtaren blu e zi, dmth kuq e zi.

Ndërsa kryekuvendarja Topalli mori si detyrë të komentonte live ndeshjen e cila u transmetua në DigiSAL dhe në formatin Sal Definejshen. Për ata që nuk kuptonin gjuhën e folur “parlamentarishte” komentimi i Jozefinës u shoqërua me titra.

Për fatin e mirë, ndeshja përfundoi barazim. Golin për skuadrën blu e zi e shënoi Duro, i cili u shpreh se ja kushtonte qeverisë, kryeministrit dhe reformave.

Trajneri Berisha u shpreh se ky barazim i jep mundësinë edhe Shqipërisë edhe Bosnjës të kualifikohen bashkarisht në kampionatin e liberalizimit të vizave.

Sipas Berishës “Barazimi është më pozitiv se sa fitorja, sepse  nuk sillte asnjë krisje miqësie-biznesi mes pushtetarëve shqiptarë dhe atyre boshjakë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results