Lajme te fresketa:

Berisha: Policia Kufitare e Kosovës ti kërkojë ndjesë Vokshit. Në të kundërt, sanksione

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtypin, mes të tjerash ka hedhur dritë hidrocentralesh mbi errësirën mediatike që sipas Tij po tenton të fëlliqë figjurën e deputetes Bana Vokshi, që sipas gazetave llafazane (që u hëngërt miu letrën e shtypit) paska ofenduar një punonjës dogane në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Jam këtu para jush me misionin historik për të sqaruar një incident të Policisë Kufitare të Kosovës, të cilët aludojnë se janë ofenduar nga deputetja jonë Bana Vokshi që medemek i paska thënë dikujt “kafshë”.

Sepse Vokshi në asnjë rast nuk mund të ketë ofenduar ndonjë shtetas, në rast se ky i fundit nuk është deputet i opozitës ose ndonjë përkrahës i tyre. Për më tepër që ofendimet ne po i ruajmë për fushatën elektorale.

Për këtë arësye, përvec kryekuvendares Topalli, me vkm nr.108690 të Këshillit të Ministrave.org, të gjithë deputetet e mazhorancë e kanë të ndaluar të harxhojnë ofendimet para muajit maj.

Nëse Policia Kufitare e Kosovës ka ndonjë ofertë për ofendimet e Vokshit, atëherë ta dorëzojë në parlament dhe Unë do ta shqyrtoj më seriozitet.

Pastaj Kosova të mos harrojë se ne i dhuruam pavarësinë, u ndërtuam rrugë kombi dhe tunel, dhe të mos na e dinë për nder, të gjitha këto është e turpshme.

Unë, Sali Berisha si kryetar fuqiplotë i Këshillit të Ministrave.org kërkoj që :

Policia Kufitare e Kosovës të kërkojë ndjesë publike dhe private ndaj deputetes Bana Vokshi.

Sms e ndjesës duhet të vijë në superkompjuterin iSAL brenda 24 orësh.

Në rast të kundërt, Shqipëria si anëtare e NATO-s do të vendosë sanksione ndaj shtetit të Kosovës.

Sanksionet përfshijnë :

Ndalimin e kalimit të shtetasve kosovarë nga tuneli historik i rrugës së kombit. (Përjashtim do të bëjë vetëm z.Hashim Thaci dhe qeveria e tij).

Ngritja e cmimit të shezllongeve, dyfish për kosovarët gjatë sezonit të plazhit.

Ndalimin e tregëtimit të suxhukëve dhe specialiteteve kosovare në Shqipëri.

Cdo shqiptar do ti bëjë remove cdo shoku/shoqeje kosovare ne Facebook.

Këto kërkesa hyjnë në fuqi para dhe pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results