Lajme te fresketa:

The Economist: Shqipëria hapa mbrapa në demokraci. Berisha: Demokracia është si tango, dy hapa para, tre hapa prapa

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sipas një analize të revistës britanike “The Economist” Shqipëria ka bërë hapa prapa përsa i përket funksionimit të shtetit ligjor, qeverisë, të drejtave qytetare, etj.

“Në krahasim me vitin 2008, Shqipëria është në tërheqje dhe ka humbur 3 pozicione” thuhet në analizën e The Economist.

Këshilli i Ministrave.org dëshiron të përcjellë në emër të kryeministrit Berisha indinjatën e tij të thellë sa uji në Shkodër.

“The Economist” është padyshim revistë e Edvin Ramës e cila kërkon të hedhë baltë mbi arritjet e qeverisë Berisha, që padyshim është më të sukseshme të kohërave arbëreshe.

Kryeministri Berisha sqaron këtë revistë diletantësh se demokracia në Shqipëri ka bërë hapa prapa sepse i ngjan vallëzimit tango.

Tango shqiptare ashtu kërcehet, dy hapa para tre hapa prapa. Por anglezët e kanë mendjen tek David e Victoria Beckam dhe nuk dinë se cfarë është as baleti e as tango.

Ju rikujtojmë se pak kohë më parë Këshilli i Ministrave.org ishte promotori i spektaklit historik Dancing with QeveriStars në të cilin përfaqësuesit e shqiptarëve demostruan talentin e tyre në fushën e tangos, duke hedhur hapa para e prapa.


The Economist është revistë ekonomike dhe fare mirë mund të shkruajë për super-arritjet tona ekstra-ekonomike por nuk mund të na mësojë neve se cfarë është demokracia.

Kur kryeministri yne Sali Berisha ka luftuar për demokraci, kjo revistë edviniste ende nuk kishte lindur, ndaj të masë gërmat dhe ti lajë faqet e saja me ujë e me sapun para se të shkruajë për qeverinë tonë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results