Lajme te fresketa:

Keshilli i Ministrave.org zbardh bisedën e vërtetë mes Priftit dhe Metës. Zbulohen pamje nga defteri i zv/kryeministrit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Prej dy ditësh filmimi video i Dritan Priftit i kanë dhënë krahë thashethemexhinjve të opozitës që po përpiqen të dëmtojnë imazhin e zv/kryeministrit Ilir Meta duke e akuzuar për afera hidrocentralesh e pazare militantësh.

Kryeministri Sali Berisha ka dashur të reagojë që në minutën e parë që u shfaq video në Fiks Fare sepse ju e dini se si veproi ai në rastin e ish-ministrit Ylli Pango të cilin e shkarkoi me sms. Por ishte insistimi unanim i Keshillit të Ministrave.org që e këshilloi shefin e tij të mbante veten dhe të mos binte pre e provokimeve të opozitës dhe të conte dëm një aleat vetëm për një copë filmim të montuar.


Specialistët filmografikë të qeverisë kanë analizuar filmimin framë për framë duke dëgjuar me kujdes cdo fjalë dhe më në fund kanë arritur të transkriptojnë bisedën e plotë dhe të vërtetë si dritë hidrocentrali e cila ishte krejt ndryshe nga ajo që doli në Fiks Fare.

Biseda ishte kjo:

Zv/kryeministri Ilir Meta shkon ne zyren e ish-ministrit Dritan Prifti dhe ulen ne poltrona.

Dritan Prifti: Si je Liro, ca ke bo mër plak? Si të shkojnë punët?

Ilir Meta: Punë plot. Mbledhje, vendime. Jam bërë telef duke punuar 24 orë pa pushim. Skam kohë të ha bukë rehat.

Dritan Prifti: Shyqyr që ke punë. Po a ke kap ndonjë lek?

Ilir Meta: Cfarë thua Dritan? Nuk është nga ata Ilir Meta. Unë lekun e nxjerr me djersë. Unë borxh marr dhe shtetit nuk i vjedh. (Ilir Meta nxjerr nje bllok nga xhepi) Ja shihi hallet dhe borxhet e mia. Më vjen turp të dal në rrugë se më kapin borxhlinjtë nga xhaketa.

Dritan Prifti: Po ty mirë ta bëjnë se ske mend për punë. Tani ma thuaj troc, do lekë apo do rrish si pabuks?

Ilir Meta: Po të jetë në rrugë të ndershme dhe me duar të pastra, pse jo.

Dritan Prifti: A ti qenke k... fare. Të paska ikur truri ty. Po pse erdhëm në pushtet ne?

Ilir Meta: Për të mirën e atdheut, për një Shqipëri më të mirë.

Dritan Prifti: Më plasi b...tha mua për atdheun. Ku të jetë leku, aty është atdheu. Tani që kemi postet të bëjmë lek sa ti q...më robt se nesër nuk na jepet ky rast.

Ilir Meta: Sa paske ndryshuar Ilir. Nuk po të njoh. Më lëndohet shpirti kur të dëgjoj të flasësh kështu.

Dritan Prifti: Mos më caj t..pin me moral mua pizeveng! Do të më kryesh një punë, more vesh?!

Ilir Meta: Si urdhëron!

Dritan Prifti: Kam një mik, i detyrohem. Të ma bësh inspektor.

Ilir Meta: Patjetër. A ka diplomë?

Dritan Prifti: Ik e q..hu me gjithë diplomë. Po pse po të them ty? Për cfarë të kemi kryetar për të bukur? Se ke një zakon të keq ti, i zvarrit punët.

Ilir Meta: Mirë, si të thoni ju.

Dritan Prifti: Dhe dicka tjetër. Kam një mik dua ti japim tenderin e hidrocentralit.

Ilir Meta: I ka në rregull letrat?

Dritan Prifti: Letrat e by...thes! Po të kishte letrat në rregull pse do vinte tek unë. Ai jep deri ne 700 që të fitojë tenderin.

Ilir Meta: Po si tja bëj unë i ziu. Ta shpall tenderin që ta fitojë ai në mënyrë të pandershme?!! Po sikur ta hedhin në gjyq ata të firmave të tjera.

Dritan Prifti: Kujt i plasi k...ri për gjyqet. Kam folur me Shpresën. Është muhabet i mbaruar. Ore ti k...ar unë për ty e kam, të marrësh ndonjë lek, se u bënë vite që s'ke parë plazh me sy. Do e zgjidhësh?

Ilir Meta: I shkreti unë cmë gjeti! Po do ta zgjidh, pa merak. Obobo po sikur ta marrë vesh doktori?!!!

Dritan Prifti: Me doktorin kam folur unë, për një jave mbyllet kjo punë.

Ilir Meta: Si te thoni ju.

Dritan Prifti: Mirë. Ik tani qaraman se na cave t...pin se kam punë. Dhe ha pak bukë se je bërë si skilipec, një grusht njeriu. Ik, thyej qafën.

Ilir Meta: Po iki. Mirupafshim. Punë të mbarë.

Dritan Prifti: Dale mor bo...le ti them shoferit të të dërgojë në shtëpi me makinë..

Ilir Meta: Jo jo, iki me autobus se dje bleva abonenë e Janarit.

Dritan Prifti qesh ndersa Ilir Meta del nga zyra

--------------------------------------------------------------------------

Keshilli i Ministrave.org njofton se ka kontaktuar kryeministrin Sali Berisha dhe i ka vënë në dispozicion bisedën e zbardhur. Gjithashtu i bëjmë thirrje Edvin Ramës dhe bllokmenëve të tij që të kërkojnë falje publike ndaj zv/kryeministrit Meta per shpifjet e ndyra ndaj figjures se tij.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results