Lajme te fresketa:

Sot 8 Nëntori, liberalizimi i Partisë Komuniste Shqiptare. Berisha: U anëtarësova për ta shembur PKSH nga brenda

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Bashkë me gëzimin për liberalizimin e vizave me Europën, shqiptarët festojnë edhe 8 Nëntorin, ditën historike kur lindi PKSH, nëna jonë e madhe.

Në 8 Nëntor, shqiptarët shembën murin e izolimit të fashistëve italianë dhe social-demokratëve gjermanë duke lëvizur lirisht nëpër qytete, rrethe, fshatra pa patur nevojë për viza.

Sot 8 Nëntori është jo vetëm dita kur shqiptarët lëvizin lirisht pa viza që nga Lufta Nacional-Clirimtare por edhe dita kur kryeministri Berisha i vuri vetes qëllimin historik të zhdukte komunizmin në Shqipëri.

Më 8 Nëntor 1968, prof.dr.Berisha realizoi ëndrrën e hershme për ta shkatërruar nga brenda PKSH, duke u bërë anëtar partie.

Duke u anëtarësuar në këtë parti, pikërisht në ditën e themelimit të saj askush nuk do të dyshonte tek liderri i ardhshëm i kombit i cili nisi ta brente PKSH si krimbi mollën derisa e shembi plotësisht si ndërtesë pa leje në dhjetor të 1991.

Për vite me rradhë, Berishës ju desh të hiqej si besnik ndaj idealeve komuniste ndërkohë që dashamirësit e tij e dinin qe ai kishte vetëm një vizion: shkatërrimin e diktatorit Enver Hoxha të cilin e quante me tallje “mësuesi i lavdishëm”.

Shqiptarët i janë mirënjohës kryeministrit Berisha për mënyrën dinake që përdori për të shkatërruar dikaturën, duke u anëtarësuar në P.K.SH.

Nr.108690 që i përket teserës së kryeministrit kur ishte anëtar i PKSH është kthyer në numrin simbol të luftës për demokraci.

Pas vdekjes së diktatorit, Byroja Politike urdhëroi të ndërtohej për nder të Enver Hoxhës një muze i cili do të njihej nga shqiptarët si Piramida.

 

dr.Berisha ishte ndër të parët vizitorë të muzeut dhe ndaj ndër më të rregullt pasi shkonte atje cdo ditë.

Qëllimi i doktorrit ishte mëse i qartë, duke u hequr si vizitor, Berisha shihte të zbulonte pikat e dobëta të ndërtesës për ta shembur. Por për këtë do të flitet më vonë.

Historinë e plotë të jetëshkrimit të kryeministrit mund ta lexoni duke klikuar në foton ngjitur.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results