Lajme te fresketa:

Konkurentja Vokshi humbet 200 euro në lojën kuic “Who Want to Become an Ordinere”. Vokshi: Rëndësi ka pjesëmarrja jo fitorja

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në pikën kufitare të Morinës është zhvilluar loja e famshme kuic “Who Want to Become an Ordinere" e organizuar nga kompania Dogana Entertainment në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë shtetasit që kalojnë kufirin.

E interesuar për të marrë pjesë në këtë lojë zbavitëse ka qenë edhe deputetja Albana Vokshi e cila është nisur menjëherë për në studiot ku zhvillohej loja.

Pyetje e rradhës ishte një person mashkull dhe konkurentët duhet të gjenin përgjigjen e saktë mes disa alternativave lidhur me profesionin e tij.

Përgjigja e saktë vlerësohej me 200 EURO. Nëse konkurenti jepte përgjigje të gabuar atëherë ai paguante 200 EURO.

Për të fituar cmimin e kësaj loje ndodheshin shumë konkurrente në rradhë por deputetja Vokshi ka pritur rradhën si të tjerët deri sa e kanë vënë re organizatorët e lojës.


Organizatorët u kanë kërkuar leje konkurentëve të tjerë, të cilët e kanë lejuar me shumë dëshirë deputeten e një partie mike e ngushtë me qeverinë Thaci.

Mes emocioneve konkurentja Albana ka shqyrtuar katër alternativat :

A: Këlysh

B: Doganier

C: Legen

D: Kafshë.

Pasi është lëkundur pak sekonda mes alternativave C: Legen dhe D: Kafshë, pa hezituar, Vokshi ka dhënë përgjigjen e saj D.

Organizatorët e kanë këshilluar të mendohej por Bana ka bërë të qartë se përgjigja e saj ishte definitive dhe e pa negociueshme.

Pas një suspanse, është zbuluar se përgjigja e saktë kishte qenë ajo B, pra personazhi enigmatik me uniformë kishte qenë një copë doganier.

Kjo përgjigje e gabuar e detyroi deputeten të paguante 200 Euro të cilat i derdhi në zyrën bankare të Stacionit të Policisë së Prizrenit.

“Rëndësi ka pjesmarrja dhe jo fitorja” deklaroi Bana duke falenderuar organizatorët që i dhanë mundësinë të merrte pjesë në spektaklin “Who Want to Become an Ordinere".


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results