Lajme te fresketa:

Bujar Nishani-Biografia

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

 

 

Bujar Nishani
Ministër i Përbrendshëm
Specialist i arteve ushtarake dhe militare
E-mail: jari-nishani@kombinati.lagje-hero.com

 

Që i vogël ishte mjaft i apasionuar pas filmave të Chuck Norris dhe Steven Seagal. Këta filma e frymëzuan djaloshin energjik dhe brumosën tek ai dëshirën për tu bërë rambo. Akademia ushtarake ishte vendi ku ëndrrat e tij për karrierë ushtarake morën jetë. Aty menjëherë ra në sy për mirë dhe e dërguan për trajnim në Shtetet e Bashkuara dhe më pas edhe në Amerikë. Talenti i tij në fushën ushtarake u provua edhe kur u dërgua me mision në Irak ku drejtoi trupat për arrestimin e më të fortit të Bagdatit, vetë Sadom Huseinit. Pasi u kthye në atdhe nuk u la jashtë vëmendjes së politikës. Si njeri që dinte të mbante sekrete, e emëruan sekretar të përgjithshëm, dega e PD-së në Tiranë.

Ngjiti shkallët e karrierës nga dy e nga tre, si shkallët e pallatit. Pas mandatit të deputetit u bë zëri më i fuqishëm i grupit parlamentar, i partisë dhe i qeverisë, aq sa xhelozoi dhe kolegët. Eksperiencën e tij ushtarake, nuk ja lanë ta conte dëm por e vunë të spastronte ministrinë e rendit nga “junta e kuqe”. Krimet pësuan rënje të ndjeshme në bursë. Arrestimet e kriminelëve u rritën me 2.53% më shumë se sa pararendësi i tij. Nën kujdesin e tij u kompozua himni i policisë shqiptare në versionin hard-rock.

Share


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Comments  

 
-1 #1 Kico Anagnosti 2009-12-07 00:48
Bujar Nishani nuk ka ore, ai VENDOS se sa eshte ora!
 

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results