Lajme te fresketa:

Ferdinand Xhaferri

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Minister ne MTKRS

(Minister i Turshive, Kumbullave, Rrushit dhe Spinaqit)


Ferdi lindi ne nje familje bukepjekesish. Atij qe i vogel i pelqenin shume simitet, qe ishin edhe dobesia e familjes se tij.

Duke pare deshiren e djalit te vogel shpesh here prinderit e porosisnin Xhaferrin qe ai te tregohej teper i kujdesshem dhe te mos e humbte simiten qe ishte simbol i familjes se tyre. Por Xhaferri nuk ja vuri shume veshin dhe nje dite teksa po lozte me disa shoke te tij, nje loje te re dhe reformatore e humbi simiten dhe nga pesha e fajit ja dha vrapit dhe pasi rendi e rendi u ndal para nje deres se ndertese e gjitha ne blu. I zoti i nderteses, pasi e pa ashtu jashte te katandisur si mos me keq vendosi ta fuste brenda dhe ti jepte qumesht te ngrohte dhe nje simite. Pas simites Ferdi filloj ta lavderonte te zotin e shtepise dhe te shante komshinjte e ketij te fundit, te cilet jetonin ne nje shtepi krejt roze dhe me shume trendafila. Te zotit te shtepise i hyri ne qejf Ferdi, sepse ai dinte te shante plot pasion dhe te mberthente me argumenta te paargumentueshem komshinjte e tij me shtepi roze dhe me kopshtim me trendafila dhe vendosi qe ti jap ketij te fundit nje detyre teper te rendesishme, te kulturonte brezat e rinj.

Keshtu Ferdi Xhaferri u be minister i MTKRS (Minister i turshive, kumbullave, rushit dhe spinaqit). Si nje ish reformator, ai sapo vuri kembet ne MTKRS mori nje nga nismat me te medha dhe me te padegjuara ndonjehere. Vendosi te organizoje nje koncert “live”, me kengetarin e njohur shqiptar Ismail Qemali dhe deklaroj se ai vete do te shkonte me qerre deri ne Itali, per ta marre kengetarin e shquar. Nuk e dime ne cilen date do te zhvillohet koncerti, por dime se Ferdi i MTKRS eshte duke punuar dite e nate, me shume naten se diten. Tashme Ferdi eshte kthyer ne idhullin e lagjes ku u rrit dhe cunat e cepit te pallatit u kane vene emrin e Ferdit tre rrugicave qe dikur mbanin emra punisto-mafiozesh.

Madje grupi "Zebylbylat" i kushtoi edhe nje kenge te cilen mund ta degjoni edhe ju ne mp3 tek QiPOD

Share


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results