Lajme te fresketa:

"Big Berisha" - Reality Show më i ndjekur nga administrata shqiptare

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Keshilli Ministrave.org bën të ditur se me propozim të Kryeministrit dora vetë, ka filluar puna për përgatitjen e një spektakli të tipit reality show, më i madhi i këtij lloji realizuar ndonjëherë.

Spektakli do të mbajë emrin e ideatorit të tij “BIG BERISHA” dhe do të përfshijë të gjithë administratën shtetërore.

Me propozim të “BIG BERISHA” ata do të monitorohen 24 orë në 24 dhe gjatë kësaj kohe do ti ndërpriten të gjitha komunikimet me botën e jashtme, nëpërmjet sms, chat, messenger apo facebook.

Të gjithë pjesëmarrësve në këtë lojë gjigande do tu vendosen orare për të shkuar në banjo, për të ngrënë bukë, madje edhe për të gatuar apo larë rrobat brenda institucioneve. Takimi me të afërmit do të bëhet vetëm nëpërmjet lejeve të dhëna nga “Big Berisha”.

Mësohet gjithashtu se të gjithë pjesëmarrësve në këtë lojë, në këmbim të rrogës së tyre mujore do tu vihet në përdorim një numër i caktuar letrash për printim, një sasi e caktuar boje printeri dhe një numër i limituar faqesh interneti për të naviguar.

Të gjithë ata që do të shkelin rregullat e mësipërme apo do të kapen duke shfletuar faqe të ndaluara si ps.al. apo faqe të ngjashme do të nxirren menjëherë jashtë kafazit qeveritar dhe do të zëvëndësohen me lojtarë të tjerë që mezi presin të futen brenda në lojë.

Gjithashtu në varësi të kushteve atmosferiko-politike çdo javë do të ketë nominime të lojtarëve brenda shtëpisë së madhe qeveritare dhe do të jetë vëllai i madh dhe jo publiku ai që do të vendosë për largimin apo jo të tyre në këtë shtëpi.

Gjithashtu banorët e administratës "BIG BERISHA" do të kenë në dispozicion edhe dhomën e rrëfimit në të cilën ata mund të shprehin pakënaqësitë ndaj konkurrentëve të tjerë. Dhoma e rrëfimit do të jetë zyra e drejtorit ose e shefit direkt të cilët do tja transmetojnë nominimet vetë "BIG BERISHA".  

Për ta bërë më interesante sfidën, pjesëmarrësve do tu lejohen disa lojëra kompjuterike, që do të jenë në varësi të profesioneve të vetë banorëve.

Psh, kompjuterave të banorëve të Ministrisë së Finanacave do tu lejohen lojrat Texas Poker me 100.000 chipsa ne dispozicion. Banorëve të Ministrisë së Mbrojtjes do tu lejohen lojrat luftarake si Counter Strike, Mafia Wars, etj.

Loja me letra Solitare do të jetë eskluzivisht për “BIG BERISHËN”, ndërsa për protagonistët e tjerë të spektaklit do të ketë vazhdimisht lojëra të tjera të cilat do të zëvëndësohen nga java në javë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results