Lajme te fresketa:

Kushtetuta e Shqipërisë

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Republika ime e Shqipërisë

Këshilli i Ministrave.org

Drejtoria e Dokomenteve

Sektori i Hartimit të Kushtetutave

Parathënje

Unë, Kryeministri, krenar dhe i vetëdijshëm për historinë time (hë për hë) të pandryshueshme, me përgjegjësi për të ardhmen e bizneseve të mia, me besim vetëm tek vetja dhe asnjë vlerë tjetër universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të të ndenjurit drejt dhe të folurit shtrembër, demokratik dhe social-integrues, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të militantëve të mi, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës së koalicionit, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor demokrat, pamvarësisht nëse këta kanë shkelur  prosperitetin e të gjithë kombit, paqen, mirëqenien, kulturën, solidaritetin shoqëror dhe nëse puna e tyre ka shkuar ndesh me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,

me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet familjeve tona janë ndër vlerat më të larta të pushtetit tim,

 

Vendos këtë Kushtetutë:

PJESA E PARË

PARIME THEMELORE


Neni 1

1. Shqipëria është republikë kryeministrore me parlament.

 

2. Republika Kryeministrore e Shqipërisë është pushteti im unik, i pandashëm dhe i patatueshëm.

 

3. Qeverisja Ime bazohet në një sistem përzgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.

 

Neni 2

1. Sovraniteti në Republikën Time i përket Kryeministrit.

 

2. Unë e ushtroj sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të mij besnikë ose drejtpërsëdrejti me sms.

 

3. Për ruajtjen e rehatit dhe të interesave të mija familjare, Republika ime  mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të djathtë të Kuvendit.

 

Neni 3

Pavarësia e shtetit tim dhe tërësia e territorit tim, dinjiteti i njerzve të mi, të drejtave të tyre dhe liritë e tyre, janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë, t'i mbrojë, ti shesë, ti këmbejë sipas kursit zyrtar të këmbimeve.

 

Neni 4

1. E drejta ime përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shqiptarëve.

 

2. Unë jam ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.

 

3. Dispozitat e mia zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur kanë të bëjnë direkt me mua.

 

Neni 5

Republika ime zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme kur na jepet rasti.

 

Neni 6

Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në Kushtetutën time  rregullohen mes njohjeve të njeri-tjetrit me ligjet e tyre krahinore, përveç rasteve kur Kryeministri e parashikon ndryshe.

 

Neni 7

Sistemi i qeverisjes time bazohet në unifikimin e pandashëm  ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

 

Neni 8

1. Republika ime nuk ka kohë të mbrojë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

 

2. Republika ime mund të mbrojë të drejtat dhe të zhdrejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm brenda kufijve të vet, me kusht që të mos bien ndesh me interesat e mia dhe nëse nuk kërkojnë hapje kutish duke përfshirë edhe objektet në formë kutie.

 

3. Republika ime u siguron ndihmë shtetasve të huaj boshnjak dhe serbë, që jetojnë e punojnë per mua për të ruajtur e për të zhvilluar trashëgiminë e familjes time.

 

Neni 9

1. Partitë politike krijohen lirisht dhe organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet e Partise Demokratike.

 

2. Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda socialiste, që

nxitin e përkrahin urrejtjen ndaj qeverise time, që përdorin bojkotin apo  protestat për marrjen e pushtetit tim ose për të ndikuar në politikën time,  janë të ndaluara sipas ligjit tim.

 

3. Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike.

 

Neni 10

1. Në Republikën time momentalisht nuk ka fe zyrtare.

 

2. Shteti im është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike për aq kohë sa nuk bien ndesh me interesat e mia apo të votuesve të mi.

 

3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare që nuk cënon koalicionin e mazhorancës.

 

4. Bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe sidomos në timen.

 

5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit tim dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të besuar të tyre dhe Këshillit të Ministrave.org Këto marrëveshje nuk është e nevojshme të ratifikohen në Kuvend.

 

6. Bashkësitë fetare kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimit “Cfarë është e jotja është edhe e imja, por cfarë është e imja është vetëm e imja”.

 

Neni 11

1. Sistemi im ekonomik bazohet në pronën time private dhe cdo pronë publike mund të bëhet private.

 

2. Prona ime private mbrohet me ligj.

3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj në rastet kur këto i shërbejnë opozitës dhe aleatëve të tyre.

 

Neni 12

1. Forcat e mia militante sigurojnë pavarësinë e pronave, si dhe mbrojnë tërësinë e tyre territoriale.

 

2. Forcat e mia militante ruajnë asnjanësinë në çështjet politike të Ballkanit dhe i nënshtrohen kontrollit mediko-legal 1 herë në 4 vjet.

 

3. Asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të vendoset dhe as të kalojë në territorin shqiptar, si dhe asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë, përveçse rasteve kur këtë e kërkojnë amerikanët ose kur vendin tim e viziton presidenti amerikan.

 

Neni 13

Qeverisja vendore në Republikën time ngrihet në bazë të parimit të  centralizmit të pushtetit dhe lejohet të ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore “ca të nënës ca të njerkës”.

 

Neni 14

1. Gjuhët zyrtare në Republikën time janë salinglishtja, italbanishtja, frëngsalishtja.

 

2. Flamuri kombëtar është blu me germat PD në mes.

 

3. Stema e Republikës time paraqet një dorë me dy gishta si shqiponjë  dykrenore në mes.

Në krye të dorës, me ngjyrë të artë, është vendosur fotografia e Sali Berishës.

 

4. Himni kombëtar është "Shqiperia po ndryshon".

 

5. Festa Kombëtare e Republikës time është 8 Dhjetori.

 

6. Kryeqytetet e Republikës time janë: në vitet cift Kavaja, ndërsa në vitet Skrapari.

 

7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimin e tyre i rregulloj vetë.

 

Firmëtarët

V.O. - Cdo shtetas që kundërshton apo nuk njeh këtë kushtetutë, do të kapet prej zhelesh dhe do të nxirret para drejtësisë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results