Lajme te fresketa:

SHKODRAWATCH 2 - së shpejti në Kinema Qeveria

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Pas suksesit mbarë-shqiptar të filmit SHKODRAWATCH, regjizori i mirënjohur Sali Berishoff ka ndërmend të ripërserisë triumfin e tij artistik me vënjen në skenë të pjesë së dytë të sagës aq të dashur për të, të titulluar SHKODRAWATCH 2.

Ngjarjet do të zhvillohen serish me përmbytje në zonat e veriut të Shqipërisë por Sali Berishoff që njihet si regjizor i surprizave duket se ka ndërmend dicka më spektaktolare. Ndoshta, përmbytjet nuk do të përfshijnë vetëm Shkodrën e cila ka marrë famë ndërkombëtare duke u mbipopulluar nga turistët europiane dhe amerikanë të cilët janë kuriozë të shohin nga afër vendxhirimet e këtij filmi fantastik.

Ne fillim të muajit Janar, shikuesit e SHKODRAWATCH pasi u intervistuan jashtë kinemasë u shprehën se kishin mbetur të manhitur nga realizimi i skenave në planetin Shkodër dhe kishin shprehur dëshirën se prisnin me padurim një tjetër film nga regjizori Berishoff.

I nominuar për dhjetëra cmime Oskar për filmat si "Piramida 1997", "Gërdeci", regjizori Berishoff i cili nuk njeh pushim, ka premtuar vazhdimin e filmit.

"Suksesi i këtij filmi do tua lagë të gjithëve" - ka deklaruar Sali Berishoff në lidhje me filmin e tij të rradhës SHKODRAWATCH 2, i cili konfirmon gjithashtu se do të jetë i njëjti kast aktorësh.

Filmi "SHKODRAWATCH 2" pritet të tejkalojë të shpenzimet e AVATAR por regjizori SALI Berishhoff shprehet se nuk do të ndalet deri sa të arrijë një mega-sukses të paarritshëm nga të gjithë regjizorët e Ballkanit.

I pyetur nëse do të ketë SHKODRAWATCH 3, regjizori Berishoff buzëqeshi në mënyrë kinematografike duke lënë të kuptohet se Shkodra Vazhdon...


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results