Lajme te fresketa:

Del në shitje manuali stërvitor-parlamentar worst-selleri "Si të bëhesh Jozefinë"

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Shtëpia Botonjëse “Kuvendi i Burrave”, mbështetur edhe nga Këshilli i Ministrave.org ka nxjerrë në shitje manualin e pregatitjes stërvitor-parlamentar “Si bëhesh Jozefinë” të autores, mjeshtres së fjalës, modës dhe kuvendeve, zj.Jozefina Topalli.

Libri do tu vijë në ndihmë shumë shtëpiakeve të dëshpëruara, të cilat përveç rrecetave të shumëllojshme të gatimit të çorbës do të gjejnë aty edhe informacione mbi veshjen, modën, vendet më të bukura turistike në botë, që nuk duhet ti humbasin për asnjë lloj arsyeje dhe çfarë është më e rëndësishmja disa këshilla të rëndësishme, për t’ia mbledhur burrave, pra për tu bërë burrneshë.

Këshillat për tu bërë burrneshë, mbajnë firmën e një veteraneje që prej më shumë se katër vitesh ua ka bërë rup-sup apo 8 me 2 më shumë se 100 burrave, në krye të kuvendit të burrave.

Të gjitha gratë që duan të bëhen Jozefinë, duhet të lexojnë manualin dhe të zbatojnë pikë për pikë këshillat e mëposhtme:

1. Duhet patjetër të jesh nga një familje tregtare, mundësisht gjyshi yt të jetë marrë me tregti leshi, pambuku ose mëndafshi.

2. Të zgjohesh çdo mëngjes duke falenderuar zotin Sali Bërisha, plot 100 herë, për ditën e bukur dhe plot diell që na ka falur.

3. Nëse është ditë me shi atëherë duhet të mallkosh 1000 herë Edvin Ramën, për kohën e keqe që na ka sabotuar.

4. Cdo ditë duhet të kesh një veshje të re dhe një model të ri flokësh.

5. Duhet të flasësh gjithmonë me gjuhë dramatike të ngjashme me atë të “Lady Makbeth”, të përshtatur në shkodranishten e lashtë, të kohës venedikase.

6. Nuk duhet të kesh frikë të kapësh dhe të nxjerrësh prej zhelesh jashtë cilindo që ta bën të gjatë.

7. Duhet të jesh e ashpër dhe ti heqësh mikrofonin, kujdo që ngre zërin, apo e tepron me kohën e tij foltorore, edhe sikur të jetë ministër.

8. Duhet të kesh një urrejtje patologjike ndaj fotografive të presidentëve, qofshin këta me ose pa flokë.

9. Në zyrë duhet të mbash gjithmonë fotografi të figurave të ndritura të kombit, si ajo e gjyshit, stërgjyshit apo gjyshit të stërgjyshit.

10. Dhe së fundi duhet të udhëtosh sa më shumë, të vizitosh jo më pak se dhjetë qytete të botës në muaj dhe të takosh jo më pak se dhjetë personalitet të rëndësihme dhe të marrësh prej tyre jo më pak se 100 komplimenta…

Autorja e worst-sellerit "Si të bëhesh JOZEFINE" ju siguron se nëse i ndiqni pikë për pikë dhjetë pikat e manualit dhe votoni gjithmonë dhjetën, keni për të qenë një nga dhjetë kandidatet që do të zërë vendin e saj në 2110.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results