Lajme te fresketa:

“Ëndrra e një nate vere” një komedi nga William Shekslir

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Teatri Qeveritar i Këshillit të Ministrave.org vë në skenë një nga kryeveprat botërore nga i madhi William Sheksilir, “Endrra e një nate vere”.

Shfaqur me sukses në shumë fshatra dhe komuna të Azisë dhe Amerikës së Jugut, kjo capolavoro e Shekslirit do të ngrejë siparin edhe në Tiranë.

Në qendër të historisë, një zëvendës Dukë, i sapo martuar me princeshën Poltrona di METE dhe e gjen veten me ëndrrave të ngrohta të stinës së verës për tu bërë KryeDukë, e luajtur një kast i zgjedhur kastile aktorësh jo dhe aq profesionistë por as amatorë.

Sipas kritikëve kjo kryevepër është jo vetëm e arritur por edhe e integruar mirë dhe sjell tek spektatorët një ndjesi të ëmbël ëndërrimtare romantike si qielli blu.

Producenti i Teatrit Qeveritar të Këshillit të Ministrave.org shprehet se provat thuajse kanë mbaruar dhe se shumë shpejt do të publikohet data e shfaqjes.

Kjo komedi e William Shekslirit mund të ndiqet edhe në platformën DigiSAL ku kjo shfaqje teatrale do të transmetohet në formatin Sal Definejshën

“Ëndrra e një nate vere”...një shfaqje për të mos u humbur dhe që të bën të mbash barkun me dorë.

Cmimi i biletës : 1 SAL ose 3 Lira. Prenotoni në zedhenesi[at]keshilliministrave.org.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results