Lajme te fresketa:

"Saleban" historia e një vizionari - së shpejti në kinema Qeveria

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Studio Filmike “Tritol Entertainment” nën kujdesin e vecantë të Këshillit të Ministrave.org sjell për spektaktorët shqiptarë një kryevepër të Orientit, filmin “Saleban”.

Bazuar mbi romanin “Salistani dhe Jozefistani” filmi trajton jetën e prof.dr.Saleban, i cili ishte një shkencëtar futurist në Albanistan, një vend diku në Ballkan dhe mbajti për disa vjet postin e kryevezirit.

Një ndër cilësitë e tij të shumta ishin respekti për fermanet e Khalif Topistanit dhe të Kushtetutistanit.

Dikur kishte punuar nën sundimin e Sulltan Hoxhës por me vete gjithmonë aspironte për demokracinë perëndimore sepse ai kishte një vizion.

Indinjata e Salebanit arriti kulmin kur pas vdekjes së Sulltan Hoxhës u ndërtua një piramidë në kryeqytetin e Albanistanit, Tiranastan. Cdo ditë që kalonte shtonte dëshirën e Salebanit për të shkatërruar Piramidën që mishëronte kujtimin për Sulltan Hoxhën. Por ai kishte një vizion.

Kur u bë kryevezir, Salebani shprehu dëshirën e zjarrtë të shembte më në fund Piramidën.

Kohë më parë, sistemi sulltanor e kishte detyruar Salebanin ta vizitonte shpesh atë ndërtesë por tani ai mund të realizonte një detyrë historike siameze dhe kombëtare , shkatërrimin e veprës djallëzore që nuk e linte të flinte rehat natën...

Filmi është i mbushur me skena teatrale që sipas producentëve kanë kushtuar miliona euro.

“Saleban” do të shfaqet në kinema kundrej cmimit 1 Euro dhe në platformën DigiSAL në formatin Sal Definiton.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results