I konsideruar nga kritika ndërkombëtare dhe regjizorë të huaj si një kryevepër e vështirë për tu realizuar nga bota, filmi “Fundi i Marrëzisë” po thyen rekorde shikuesish.
Filmi është një prodhim i “KQZ Provocations” nje studio votametrike e cila nxjerr nje film cdo katër vjet por gjithmonë duke ja besuar rolin kryesor aktorit te mirënjohur Saldolf Hitlerisha, i cili njihet për filma që shkaktojnë emocione kaq të forta sa mund të të lënë shakull në vend.

Shikues të shumtë janë përleshur me forcat e policisë të cilët i pengonin fansat të futeshin në sallën e kinemasë pasi “Fundi i Marrëzisë” shfaqet vetëm nga salla e kinemasë se KQZ.
Presidenti i KQZ Beny Ristanov shprehet se në dukje filmi dukej si mision i pamundur por ama me vullnet, mund tja dalësh mbanë.
Sipas burimeve të brendshme të KQZ, lideri i Libisë Muamar Gedafi ka paraqitur një padi në Prokurorinë e Pucistëve të Shqipërisë ku akuzon direkt presidentin e KQZ Beny Ristanov dhe aktorin Saldolf Hitlerisha për vjedhje të skenarit të filmit i cili shfaqej prej 40 vitesh në Libi.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments