Vendosmeria e qeverise shqiptare, per ti vene gjoksin dallgeve te medha dhe te furrishme qe vershonin nga portat e hidrocentraleve, perballja e tyre me forcat e erreta te natyres dhe vetemohimi i treguar deri ne kufijte e rrezikimit te jetes, per te shpetuar me qindra e mijera banore te zhytur ne uje deri ne brez, ka pushtuar vemendjen jo vetem te mediave nderkombetare, por edhe te vete Hollivudit.

Kompania teper e suksesshme filmike “Qeveria Productions” ka realizuar dhe shfaqur me sukses serialin e njohur “Baywatch”, por me disa ndryshime.
Ky serial tashme vjen per spektatorin shqiptar ne modelin “SHKODRAWATCH”.
Ngjarjet zhvilloheshin jo ne Miami apo Florida, por ne plazhet e shumta te Shkodres dhe rolet kryesore u interpretuan nga nje kast te ri aktoresh te mirenjohur.
Protagonistet ishin emra te njohur te skenes dhe plazheve shqiptare si Sali Berishoff, Jozefina Topallson, Lul Basha apo edhe i riu Dritan Prifti i cili kete e film e kishte per here te pare.
Producentet e serialit me te suksesshem televiziv jane shprehur me shume se te kenaqur per kete ide qe permbyti sallat e kinemave.
“It’s a miracle” mesohet te kete thene kryeaktori Berisha, i cili kishte edhe rolin kryesor ne kete serial. “Qe i vogel dy pasionet e mia ma te medha kane qene poezia, politika dhe noti. E kam pas anderr ti ngjaj Mic Bjukembellit dhe me shpetue jete njerezore”
Edhe partnerja e Berishes ne kete film, Jozefina Topallson “Per mue kjo asht nji ngjarje historike, Pas marrjes se fteses per ne NATO, kjo ka me kene ngjarja ma e shenueme e jetes teme. Mezi po prisja te luja perkrah aktorit tem t’ preferuem Sal Berishoff. Qi kur isha e vogel dhe shifja ket serial nga kanalet e Beogradit e kam pas anderr me intepretu rolin e Pamels, e jam merzit pak kur kam marre vesh se njat rol do ta lozte Ciljeta. Mezi kam prit me than batuten time te pare “kapnie me per zhelesh njat e qitnie per uji”
Gjithashtu edhe nje tjeter protagonist ka bere komentet e tij per serialin duke demaskuar prapaskenat e tij ekskluzivisht per Keshilli Ministrave.org
.
“Jam shume i zhgenjyer nga e gjitha kjo, eshte shprehur aktori jo dhe aq I njohur Dritan Prifti. Une bera te gjithe punen, shkrova skenarin, ndertova skenografine, lashe liqenet te mbusheshin, hapa portat e digave, fsheha dokumentat, bera te mundur qe te krijoheshin kushtet e nevojshme per krijimin e nje situate permbytjeje dhe prape se prape jo vetem qe nuk e kam emrin tek protagonistet por as nuk ma dine per nder”.
























Comments
RSS feed for comments to this post.