Lajme te fresketa:

Kryeministri prezanton produktin iSAL

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Endrra dhe dëshira e kryeministrit Berisha ka qenë dhe mbetet historikisht ndarja e të mirave të tija me popullin, bashkëpunëtorët. Cdo e mirë e kryeministrit mund ta ketë edhe cdo shqiptar, me kusht që ti ketë duart e pastra, sidomos dorën e djathtë.

Një e mirë historike siameze ishte surpriza e hapjes së mbledhjes së grupit parlamentar të PD nga Prof. Dr. Hi-Tech Sali Berisha.

Zonja dhe Zotërinj!

Jam sot para jush për të prezantue dy cështje të rëndësishme. Ju mund të cuditeni por njeriu ka dëshirë ti ndajë të mirat e tij me të tjerët. Dhe kur them të ndaj të mirat, them për disa prej tyre, se postin e kryeministrit nuk e ndaj dot.

Vetë Bill Gates në një shkrim tek Rilindja Herald Tribune 55 ka cilësue se po afronte dita e kompjuterit tablet.

Por ëndrrën e tij e realizoi miku im Steve Jobs i cili projektoi produktin hi-tech më madhështor në botë. Këtë pajisje të mrekullueshme të Steve Jobs unë e kam mbajtur gjithmonë me vete, për tu familjarizue, pasi teknologjia është pasioni im më i madh.

Kur ju hidheshit në erë në Gërdec, kur përmbyteshit në Shkodër, unë ndiqja pasionin tim të vjetër, kompjuterin. Kisha 30 vjet që ëndërroja këtë ditë.

E adhuroj Steve Jobs për dy arësye madhore. E para ai është një nga pjesëmarrësit e lëvizjes së Dhjetorit të Nju Jorkut, anëtar i hershëm i Partisë Demokratike Amerikane dhe anëtar i KOP-it të Kalifornisë. Dhe e dyta, Steve Jobs është legjenda e qëndresës ndaj korrupsionit.  

Tani më lejoni tju prezantoj produktin historik siamez të kompanisë “Berishapple” të quajtur iSAL. 

Endrra 30-vjecare e shqiptarëve për liberalizimin e hi-tech u bë realitet. Pas liberalizimit të vizave, pasaportave biometrike, shqiptarët do të kenë në duar një iSAL, një dhuratë e qeverisë time.

Kjo pajisje është kompjuter, telefon, televizor, iPhone, iPod, iFutjakot, iFrigorifer, iLavatrice, iFshesë korrenti, iPa Dyshim, iFaturë Energjie, iKoncert 1maji, etj.etj.

iSAL do të bashkojë shqiptarët kundër Edvin Ramës i cili po pengon jo vetëm integrimin e shqiptareve por edhe  integrimin e iSAL-ëve për të gjithë ju.

Por Edvin Rama nuk do të mundet të pengojë pensionistët, invalidët, punëtorët, veteranët, minatorët të kenë ndër duar një iSAL.
Tashmë në listat e dyqaneve ku ju merrni bukën, vajin, miellin, shitësi do të shkruajë me emocion edhe emrin historik iSAL.

Duke filluar që sot unë si kryeministër do të ndaj me ju cdo pajisje hi-tech që do të blej në të ardhmen si psh iKollare, iBrekë, iÇorape, iVilë Bregdeti, iShitje Deti. 

“Dhiz iz a mirakllë of Steve Jobs” u shpreh Berisha duke mbajtur me duart e pastra produktin historik siamez iSAL.
Berisha e konsideron këtë produkt si një fitore historike e kompanisë së Steve Jobs i cili është mik shpije prej vitesh i kryeministrit. Vetë Steve për nder të mikut të tij nga Shqipëria i ka ndërruar emrin pajisjes nga iPAD në iSAL. Dhe jo pa shkak, pasi kur u ndërrua emri shitjet e iSAL arritën në 3.567.8614 copë në ditë.

NJOFTIM I KESHILLIT TE MINISTRAVE.org

Cdo qytetar që dëshiron të ketë ndër duar një iSAL mund të drejtohet në zyrat e Keshillit te Ministrave.org duke paraqitur një kartë identiteti ose pasaportë bio ose triometrike.

Disponimi i një kartë anetarësie blu përbën avantazh dhe përfitoni skonto. Në mungesë të anëtarësisë, mund të shani Edvin Ramën 10 herë.

Kryeministri Berisha ka marrë garancinë personale nga vetë Steve se iSAL në Shqipëri do të shitet jo më shumë se 50 SAL.

iSAL – tashmë në treg. Nga Këshilli i Ministrave.org


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results