Lajme te fresketa:

Ndërgjegjesim


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Çiljeta solidarizohet me nismen e kryeministrit per qeverine ne diete. Do të zvogëlojë shpenzimet dhe gjoksin

E-mail Print PDF

Kriza boterore edhe pse nuk e ka prekur fare ekonomine shqipetare, per te qene i sigurte kryeministri Sali po merr masa duke aplikuar zvogelim fondesh ne shume institucione. Madje thuhet se punonjesit e administratave po japin vullnetarisht para nga xhepi si kontribute per arken e shtetit.

Vete kryeministri Sali eshte shprehur se ai do te jete i pari qe do te zbatoje nismen “Shqiperia ne Diete” duke u betuar se gjate te gjithe periudhes se dimrit nuk do te pranonte te vishte jelek me menge te gjata, por me vetemohim do te mbante veshur te njejtin jelek menge-shkurter qe ka veshur neper inagurime.

Edhe ish-anetarja e Keshillit Kombetar te PD, Ciljeta Xhilaga ka deklaruar se edhe ajo vete do te solidarizohet me nismen e dietes duke zvogeluar shpenzimet madje edhe gjoksin.

“Si gjithmone i kam treguar gjoksin punes dhe meqenese interesat kombetare e kerkojne kete akt madhor, une do te bej kurban nje pjese te krenarise time. Do zvogeloj gjoksin. Por kurrsesi nuk do te pranoj te zvogeloj reputacionin” mesohet se eshte shprehur Ciljeta.

Sipas zedheneses se ish-anetares se Keshillit Kombetar te PD shpenzimet e zvogelimit te gjoksit do te perballohen nga ajo vete edhe pse eshte lajmeruar nje mbledhje urgjente e Keshillit te Ministrave.org per te marre vkm ne lidhje miratimin e buxhetit per kete projekt te ri te Ciljetes.

“U bej thirrje femrave demokrate te bashkohen me mua dhe te zvogelojne cfare kane teper, gjoksin apo edhe floket” shkruhet ne faqen zyrtare te Facebook-ut te Ciljetes.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Berisha: Lek Plepi nuk do të jetë kandidati ynë për Bashkinë e Tiranës, por i ofrojmë të jetë këshilltar i fushatës së Lul Bashës.

E-mail Print PDF

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i përjetshëm i PD, Sali Berisha ka bërë të ditur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org vendimin final për kandidatin e bluve për kryetar bashkie.


Pasi u shqyrtuan të gjitha kandidaturat e mundshme, kandidati zyrtar për zgjedhjet e 8 Majit do të jetë Lul Basha.

Berisha theksoi se kemi patur shumë rekomandime edhe për Lek Plepin, i cili mund të ishte një kandidat potencial dhe me fitore të garantuar pas popullaritetit global që fitoi kohët e fundit.

“Ju e dini mjaft mirë se unë jam i hapur për prurjet e reja në partinë time” tha kryetari i PD “por nuk mund të neglizhoj edhe ata që kanë kontribuar prej vitesh në parti dhe qeveri”

Berisha sqaroi se kandidatura e Lek Plepit do të ishte fitimtare pasi vetëm ai mund ta mposhtë Edvin Ramën por fatkeqësisht Lek Plepi nuk ka qenë anëtar i KOP-it si Lul Basha.

Lek Plepi nuk është ende anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Nëse ne kandidojmë Lek Plepin pa qenë ende pjesë e strukturave të PD, atëherë do të përballemi me presione nga anëtaret e reja si Ciljeta apo Erla.

Për më tepër Lek Plepi nuk ka përvojën e duhur në mbajtjen e postit kur fryjnë tsunamet e akuzave të opozitës dhe hetimeve të prokurorisë.

“Por unë me shumë dëshirë e ftoj z.Plepi të jetë këshilltari i fushatës së Lul Bashës. Një fenomen si Lek Plepi mund të japë fushatës një imazh intelektual dhe europian që do të ishte në avantazh” tha Berisha.

Negociatat për pagesën e z.Plepi si këshilltar i Lul Bashës do të nisin së shpejti, shtoi krytari i PD i cili konfirmoi se i ka ardhur një sms nga Lek Plepi i cili e pranonte detyrën e re.



Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Themeluesi i Wikileaks flet për kryeministrin shqiptar. “Berisha, notar i shkëlqyer dhe aplinist i jashtëzakonshëm ”

E-mail Print PDF

Faqja Wikileaks po trondit botën diplomatike me publikimin e shumë dokumentave tejet sekrete ku mes shumë shteteve është përfishirë edhe Shqipëria.

Wikileaks ka publikuar të pathëna për shumë liderë botërorë, ku sigurisht nuk mund të bënte përjashtim edhe kryeministri Berisha.
Menjëherë eksponentë të opozitës nxituan të shpifnin se gjoja sipas dokumentave, Shqipërise i qenka dhuruar anëtarësimi në NATO dhe se nuk qenka frut i punës historike siameze të kryeministrit Sali rroftë Berisha.

Mediat që i shërbejnë Edvin Ramës dhe veglave të tij po tentojnë të errësojnë figjurën e Sali rroftë Berishës duke thënë se në këto dokumenta flitet për kompanira nafte e më the e të thashë.

Për të ndricuar popullin e tij, Këshilli i Ministrave.org i ka marrë një intervistë ekskluzive themeluesit të Wikileaks z. Julian Assange i cili shprehu konsederatën e artë për kryeministrin heroik historik siamez Sali Berishën.

“Kam dëgjuar se është sportist i përmasave olimpike” u shpreh i emocionuar Assange duke thënë në konfidencë se dëshira e tij shekullore ishte një takim me kreun e Këshillit të Ministrave.org

“Njerëz si Berisha vijnë njëherë në 127 vjet e 4 muaj dhe fati e deshi që një liderr historik dhe siamez si Ai të ishte kryeministër i mbarë shqiptarëve” shtoi Julian Assange.

Pyetjeve të Këshillit të Ministrave.org nëse mes dokumentave të publikuara emri i kryeministrit Berisha lidhej me afera nafte, cështjen e kufirit me Greqinë apo anëtarësimin e parakohshëm në NATO, themeluesi i Wikileaks sqaroi se të gjithë këto janë shpifje.

“Dokumentat e Wikileaks flasin qartë për rekordet e Sali rroftë Berishës në sportin e notit, rekordin e vendosur ne Murin Kinez të cilin e ngjiti pa litar mbrojtës, për rekordin e ngjitjes në malin e Dajtit, etj” deklaroi Julian Assange.

Së shpejti, Wikileaks do të publikojë fakte ku shqipëtarët do të shohin se si Berisha ka kritikuar shpeshherë udhëheqjen e diktatorit Enver Hoxha.

Sipas Assange, personalisht Sali Berisha më 1989 duke rrezikuar karieren e tij si doktor ka kërkuar dorëheqjen e Enverit nga qeveria e asaj kohe.

Në shumë materiale do të shihet se si Berisha organizoi protestat e para anti-komuniste në disa spitale dhe universitete.

Wikileaks posedon edhe foton e rrallë ku Berisha i ka thënë Enver Hoxhës në plenium më 1987 fjalët “Ta bëj fytyrën si këpuca sepse je më i zi se zia”.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Dorëhiqet rektori i Universitetit të Vlorës: Kryeministri dhe Ministri Arsimit po shkatërrojnë arsimin. Berisha: Keqkuptim. Dua të shkatërroj vetëm Piramidën

E-mail Print PDF

Tanush Shaska ka i ka paraqitur Ministrat të Arsimit Myqerem Tafaj dorëheqjen nga posti i Rektorit të Universitetit të Vlorës, post që e mbante prej vitesh.

Sipas Shaskës, institucioni që ai drejtonte është vënë prej kohësh nën presion nga organe të gjykatës, prokurorisë për të ndihmuar djalin e një gjykatësi ti merren parasysh provimet e dhëna në një shkollë private të panjohur nga MASH.

Ish-rektori akuzon kryeministrin Berisha dhe ministrin Tafaj se ata shkatërrojnë sistemin arsimor.

Menjëherë ka reaguar Këshilli i Ministrave.org ku me anë të një deklarate sqaron se kurrsesi Kryeministri nuk mund të ketë si qëllim të shkatërrojë arsimin por vetëm Piramidën.

Sipas verifikimeve, Universiteti i Vlorës nuk ka formë Piramide dhe në të nuk janë shpenzuar miliona euro për ta bërë teatër ndaj akuza të tillë nga z.Tanush janë të pabaza.

Kryeministri Berisha deklaroi se duke dhënë dorëheqjen, Shaska vërtetoi se është i majtë pasi një demokrat i vërtetë nuk heq dorë nga posti, edhe sikur të përbyset bota, sikur të hapen digat, e të shpërthejnë qindra Gërdecë.

Këshilli i Ministrave.org do të dëshironte të distancohej nga kjo ngjarje, por nuk ka nevojë mqs Vlora është vetë në distancë të largët nga kryeministri Berisha.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Vendim i Këshillit të Ministrave.org : Ndalohet peshkimi në liqenin e Shkodrës.

E-mail Print PDF

Kohët e fundit nga burime të ndryshme informacioni, Këshilli i Ministrave.org është vënë në dijeni se banorë të zonave rreth Shkodrës kanë filluar të peshkojnë si të harbuar në liqenin e Shkodrës.

Këto veprime jo vetëm që nuk na nderojnë në sytë e Evropës por na dëmtojnë, pasi këta peshkatarë duke rrezikuar të shkatërrojnë faunën dhe florën e liqenit te Shkodres po i japin mesazh botës që sapo të liberalizohen vizat ne do të peshkojmë në liqenet tuaja. [VIDEO]

Sic dihet liqeni i Shkodrës është shpallur liqen-muze dhe për këtë arësye, Këshilli i Ministrave.org me porosi të vecantë nga vetë kryeministri Berisha ka miratuar një vendim të formës së prerë, i cili ndalon peshkimet në liqenin e Shkodrës deri në një urdhër të dytë.

Qeveria është në dijeni të nevojës së banorëve për peshk, por ata nuk duhet të shkojnë tek liqeni pasi përkujdesja shtetërore ka mundësuar që liqeni të vijë tek qytetarët.

Cdo banor mjafton të nxjerrë kallamin jashtë ballkonit  dhe mund të gjuajë peshk sa të dojë. Por është absurde të harxhosh peshkun e liqenit për të kursyer peshkun e lagjes tënde.

Këshilli i Ministrave.org njofton se shtetasit që abuzojnë duke peshkuar në liqen, do të gjobiten rëndë. Sasia e peshkut të kapur do të sekuestrohet, do të peshohet dhe do të llogaritet vlera për kile.
Kjo vlerë lekësh do tu zbritet nga vlera totale e dëmshpërblimit të pretenduar nga banori për katastrofën naturore të Janarit të cilën do ta tërheqin në bankë andej nga muaji Shtator.

Këshilli i Ministrave.org thekson se nuk mund të respektojmë të drejtat e njerëzve të lirë dhe demokratikë duke mos respektuar të drejtat e minoritetit peshkor.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Page 1 of 2


Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  Next 
  •  End 
  • »

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results