
Lulzim Basha
Ministër i perBrendshem
Rektor: Fakulteti i Artit Pamor dhe Shkencave Fotozhenike
E-mail: lulibasha01@buzëqeshja2005.org.
Lulzim Basha, lulëzoi bash papritur e pa kujtuar në vitin e madhërishëm 2005, vit në të cilin fitoi për herë të parë titullin kampion për peshat e gjata. Në lloto-shortin e organizuar nga kompania “Mazhoranca-Koalicion” i ra letra me vrimë dhe fitoi jackpot.
Cmimin që e ofronte kompania, ishte posti i Ministrit i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, post të cilin e mbajti me siklete, derisa i skadoi aboneja e autobuzit.
Themi me siklete pasi një periudhë e zezë, si errësirë tunelesh, kishin përfshirë prej kohësh ministrin e ri. Thashetheme keqdashëse për abuzime tenderash pëshpëriteshin lart e poshtë.
Fare rastësisht dhe me rekomandim, deputonjësi Besnik (Fedele) Mustafaj i lodhur telef nga puna e brendshme e ministrit të jashtëm dha dorëheqjen. Aq kishte në dorë.
Për vendin e mbetur vakant u shpall një konkurs, të cilin e fitoi me pikë maksimale i vetmi konkurent i paraqitur, Lulzim Basha, i cili nga Ministër i Transporteve u transportua tek Ministria e Punëve të Jashtme, mqs kishte ndenjur jashtë dhe i njihte mirë rrugët e Evropit. Këtu nisi ti buzëqeshte puna dhe buzëqeshjen ja vunë re edhe homologët e tij kudo në botë. U vlerësua nga KondoLiza Rajca, u përshëndet nga kancelarja Engjëllushe Merkel, dhe bëri një dorë muhabet me Dora Bakojanis.
























Comments
RSS feed for comments to this post.