Lajme te fresketa:

Dështon plani i terroristit për të rrëmbyer komisionerin europian

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Këshilli i Ministrave.org me kërkesë edhe të kryetarit të këshillit, dëshiron të përgëzojë policinë për punën e shkëlqyer të bërë në neutralizimin e një superterroristi të kuq, i cili ka dashur të marrë peng, jo vetëm një vajzë të re dhe të pambrojtur, por gjithë Shqipërinë.

Jo pa qëllim terroristi ka zgjedhur pikërisht ditën, kur në Tiranë do të vinte për vizitë komisioneri evropian për zgjerimin zoti Fyle, për të vënë në jetë planin e tij djallëzor, atë të grabitjes së një banke mu në zemër të Tiranës, vetëm pak metra larg Kryeministrisë.

Kryeministri Berisha ka sqaruar se terroristi nuk ka pasur aspak qëllim të grabisë bankën, pasi bankat janë copë-copë dhe trokë nga kriza dhe nuk kanë as lekë për rrogat e veta. Terroristi ka pasur si qëllim të merrte peng komisionerin evropian dhe ti kërkonte atij që të mos liberalizoheshin vizat, por kjo tentativë e tij dështojë, pasi asnjë terroristë nuk ka prapanicë të marr peng ëndrrën evropiane të shqiptarëve.

Këshilli i Ministrave.org dëshiron të bëjë përgjegjëse për situatën, pikërisht opozitën dhe kryetarin e saj, Edi Rama i cil duke lejuar elementë të tillë kriminalë, të bredhin lirëshëm nëpër Tiranë dhe hotelet e saj, nuk dëshiron transparencën e zgjedhjeve, por krizën.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave.org përgëzon policinë e cila, kishte hequr të gjitha makinat me kambio automatike nga zona, në çastin që mësoi se pengmarrësi dinte të ngiste vetëm një makinë të tillë.

Nga burime të brendshme, mësohet se vetë pengmarrësi është rrëfyer se ai nuk dinte asgjë për ardhjen e komisionerit evropian dhe ishte futur në Rogner thjesht për të pirë një kafe.

Aty kishte parë lajmet dhe kishte dëgjuar se qeveria shqiptare kishte nisur proçedurat për të marrë një hua nga një bankë amerikane dhe një tjetër evropiane. Me dëshirën e mirë për të ndihmuar qeverinë ai ishte futur në bankë dhe kishte kërkuar të merrte disa million lekë hua. Më pas ai ka rendur drejt kryeministrisë, për ti dhënë paratë vetë kryeministrit Berisha, por rojet i kanë bërë me dije se ai ishte në takim me një nga ata të Evropës.

Në pritje të mbarimit të takimit, i riu ka dalë të bëjë një xhiro nga blloku, me qëllim që të shiste andej edhe pistoletën që e kishte sjellë me vete që nga amerika, dhe që nuk kishte arritur ta shiste dot në Greqi, për shkak të krizës. Shëtitja e tij është ndërprerë dhe keqkuptuar nga policia.

Hetuesit nuk e kanë pranuar këtë dëshmi të të riut, me arsyetimin se ai ishte i tronditur psikologjikisht, duke lënë në fuqi vetëm arësyetimin e shefit të qeverisë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results