Lajme te fresketa:

Berisha: Zonat e përmbytura nuk do të paguajnë ujë e drita për muajt nëntor-dhjetor. Është dhurata e qeverisë për Vitin e Ri.

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Situata në Shkodër dhe zonat përreth po shkon drejt përmirësimit. Rreshjet kanë pushuar dhe kjo ka sjellë uljen e prurjeve në digat e hidrocentraleve dhe liqenet.

Banorëve të përmbytur u ndodhet pranë i gjithë kabineti qeveritar dhe padyshim nuk mungon kryeministri historik siamez prof.dr Sali rroftë Berisha i cili me cizme në këmbë ka përveshur mëngët dhe ashtu si vitin e kaluar, ka dhënë ndihmën e parë në heqjen e ujit me kova.

Këshilli i Ministrave.org konfirmon zyrtarisht se ndër banorët e evakuar deri tani kanë aplikuar me sukses nismën e kryeministrit “Një banor – Një batanije”.

Familjet që nuk kanë pranuar të braktisin shtëpitë, u është dhënë leje të sistemohen mbi catitë e banesave dhe disa të tjerëve pasi kanë dëshmuar aftësitë e tyre akrobatike, u është lejuar të rrinë mbi degët e pemëve.

Ndërkohë trafiku i transportit me varka po kthehet në problem për komunitetin pasi shumë shkodranë gangsterë po i parkojnë varkat X5 mbi trotuare.

Ministrat Lul Basha dhe Kol Olldashi kanë paralajmëruar banorët se do të aplikohen gjoba të rënda dhe se në rast përsëritjeje kundravajtësve do tu hiqen patentat dhe lejet e peshkimit.

Ministri Bode ka sqaruar banorët që në cdo rast rritje artificiale të cmimit të bukës nga matrapazët të denoncohet në autoritetet përkatëse por në asnjë rast të mos lënë pa marrë kuponin tatimor të tvsh.

Varkat Shqiponja patrullojnë vazhdimisht duke ruajtur qetësinë e ujërave territorialë midis lagjeve.

Gjithsesi kjo situatë do të zgjasë fare pak pasi ndihmat e NATO-s janë në të ardhur.

Kryeministri Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org theksoi se përmbytjet natyrore të këtij viti ishin tërësisht biometrike dhe se Shqipërinë tashmë e kanë zili shumë shtete të Azisë.

Në përfundim të mbledhjes Berisha foli edhe për një hipotezë pa autor se banorëve të Shkodrës meqënëse kanë patur ujë pa hesap këto muaj, do tu faturohej cdo litër nga Ujësjellësi.

“Asnjë banor nuk do të paguajë drita dhe ujë për muajt Nëntor-Dhjetor. Këtë nuk e luan as  Topi, edhe sikur të ngjallet Enver Hoxha (rahmet pastë). Kjo do të jetë dhurata e qeverisë time me rastin e Vitit të Ri” deklaroi kryeministri Berisha.

Sic është bërë traditë, Berisha u shpreh se rrogën e tij do ta dhuronte si kontribut vullnetar për të përmbyturit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results